Kjo pjatancë është një anipastë shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë në të ngrënë. Jam i sigurt që miqtë tuaj do të ngelen të kënaqur nga një prezantim i tillë.
Përbërësit për Antipastë italiane
- 150 gr proshutë krudo ( e prerë hollë)
- 150-200 gr sallam toskan (i prerë hollë)
- 150 gr djath parmixhan
- 1 ose 2 djathë mocarela
Përgatitja e Antipastës
Fillojmë të presim në copa të vogla, në formë katrore si djathin parmixhan edhe mocarelën.
Marrim një pjatancë të madhe në formë ovale apo drejtkëndëshi ( atë që kemi në shtëpi), dhe fillojmë të rendisim proshutën dhe sallamin, në mës vendosim copat e djathit. Mund ta shoqëroni me copa buke të thekur.
Një antipastë e shpejtë dhe e shijshme.



















Keto përbërës janë shumë të shijshëm
Kjo antipaste ishte shume e mire dhe e thjesht per tu bere