Ballakume Elbasani për Ditën e Verës

dita-veres-ballokume-elbasani-

Ballokumja është ëmbëlsira tipike e Elbasanit që bëhet për Ditën e Verës, 14 Mars, tashmë festë kombëtare. Kjo lloj ëmbëlsire bëhet me pak përbërës, me bazë miellin e misrit. Ka një formulë të veçantë gatimi që njihet vetëm nga elbasanllinjtë vendas. Ballokumja gatuhej në një enë të madhe bakri, rrihej fort me dorë me një lugë druri dhe piqej në furrë druri. Receta origjinale përmban edhe përdorimin e ujit të finjës ( në ujë të pastër hidhet hi zjarri, lihet disa minuta në qetësi e më pas e kullojmë). Por në pamundësi të hirit mund të shtojmë pak qumësht. Sot, në vija të përgjithshme ballokumja përgatitet në mënyrën që vijon.


Përbërësit për Ballakume Elbasani për Ditën e Verës


  • 1kg miell misri

  • 500 gr gjalpë

  • 8 kokrra vezë

  • 500 gr sheqer

Përgatitja

Në një enë të madhe hedhim gjalpin e prerë në copa, hedhim dhe sheqerin dhe i rrahim fort derisa të na krijohet një shkumë. Më pas shtojmë vezët një e nga një, duke vazhduar ti rrahim. Në fund, me kujdes hedhim miellin e misrit. E trazojmë mirë në mënyrë që të mos na krijohen kokrriza. Në qoftë se përbërja është shumë e qullët mund ti shtojmë edhe pak miell gruri.

receta-ballakume-shqip-elbasan-dita-veres

Masën e përgatitur e lemë të qetësohet për 20 minuta. Më pas me lugë druri hedhim në tepsi brumin në forme topa të vegjël. Tepsinë e pjekin në furrë 170°C përreth 40-45 minuta. Ballokumet i shërbejmë në formën e kulaçeve.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar ditën e Verës

ballakume-elbasani-dita-veres-receta-gatimi

You Might Also Like

2 thoughts on “Ballakume Elbasani për Ditën e Verës”

  1. Sapo kalon 26 min – 2 here ballokumet qe kam pergatitur kane marre ngjyre si te diegur.
    Une vendos temeraturen 335 F ( 170C) dhe 2 here kjo recete ballokumesh ka dale jo me shije jo shume perfekte.
    Nuk e di permasat e produktit nuk jane ne rregull apo temperature e gatimit??

Reply via Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>