Frapè me Luleshtrydhe

Frapè me luleshtrydhe është një pije freskuese dhe delikate në shije. Përgatitet shpejt, me pak përbërës. Kjo pije ju pëlqen si fëmijëve dhe të mëdhenjëve.

Frapè me Luleshtrydhe

Përbërësit

  • 100 gr luleshtrydhe
  • 100 gr qumësht i freskët
  • 1 lugë sheqer
  • 3 lugë akull të grirë

Përgatitja

  • Lajmë luleshtrydhet dhe i presim në copa. Marrim një frulator dhe hedhim në të luleshtrydhet, qumështin, sheqerin dhe në fund akullin. I grijmë mirë. Masën e përgatitur e hedhim në gota të gjata. I zbukurojmë me luleshtrydhe të freskëta.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pije Franceze – Clericot

Clericot është një pije me origjinë franceze, por disa thonë se është shpikur nga anglezët që jetonin në Indi, për të freskuar nxehtësinë. Përgatitja e kësaj pije është super e lehtë dhe mund të shërbehet në një gotë vere.
Cocktail: Sex on the beach

Koktej Sex on the beach

Sex on the beach - është një koktej alkoolik i njohur në gjithë botën. Eshtë një nga koktejet më të preferuara në Europë. Përgjatë viteve '60 nuk u krijua asnjë koktej që përmbante në emër fjalën 'sex'. Në fillim u quajtën 'fun on the beach' ( kënaqësi në plazh), më pas mori emrin ' peach on the beach' ( pjeshkë në plazh). Përreth viteve '80 në Europë u modifikua emri në 'Sex on the beach

Lëng frutash – Kajsi

Ja receta për lëng frutash, pa konservant dhe ngjyrues kimik. Vetëm me fruta të freskëta. Fruti i kajsisë në këtë periudhë ka arritur pjekjen maksimale dhe është i përkryer për lëng të freskët.

Granita me limon

Granita me limon është një pije ideale në stinën e verës, pasi i jep shumë freski trupit tonë në ditë të nxehta. Kjo recetë e përgatitur në shtëpi dhe me limon biologjik është e shëndetshme dhe e freskët.