Lëng mishi – Brodo

Lëngu i mishit ose brodo është një recetë bazë në kuzhinë. Gjen një përdorim të gjerë në shumë receta.

Lëng mishi - Brodo

Përbërësit

  • 1 kg mish vici me shumë kocka
  • 2 qepë
  • 2-3 karrota
  • 2 degë selinoje
  • 2 gjethe dafine
  • 3 l ujë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Lajmë mirë perimet. Qepës i heqim vetëm lëkurën e sipërme. Marrim një tenxhere me ujë dhe hedhim karrotat, selinonë, qepën, dafinën dhe në fund mishin, i shtojmë edhe kripë.
  • E vëmë tenxheren në zjarr, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 2-3 orë në zjarr të ngadaltë.
  • Pastaj heqim perimet dhe mishin, ( që mund ti përdorim për të bërë qofte ). Lëngun e përgatitur e përdorim për recetat që duam.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)