Makarona te shkurtra me Peshk Ton

Makaronat me ton janë një pjatë e shpejtë, e mirë dhe ekonomike. Kjo është një recetë me pak përbërës që mund ta gatuaj kushdo.

Makarona te shkurtra me Peshk Ton

Përbërësit

  • 200 gr makarona të shkurtra pennette
  • 2 kuti konserve me peshk ton rreth 120 gr
  • 100 gr salcë domate
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri
  • pak rigon

Përgatitja

  • Mbushim me ujë një tenxhere dhe e vemë për të zier. Kur uji të fillojë të ziej i hedhim kripë e hedhim makaronat për të zier.
  • Ndërkohë që ziejnë makaronat, përgatisim salcën. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe shtojmë hudhrën e grirë. Më pas hedhim dhe peshkun, e trazojmë pak.
  • Shtojmë salcën e domates, pak rigon e pak kripë. E lemë në zjarr ndërkohë që kullojmë makaronat e ziera.
  • I përziejmë mirë me salcën e përgatitur. I hedhim në pjatë dhe i shërbejmë të ngrohta.

Notes

Ju bëftë mirë

Mos harroni te na vizitoni dhe ne Facebook ose na ndiqni ne Twitter.

Presim gjithashtu komentet tuaja në fund të çdo recete!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like