Peshk Koce me Patate

Koce me patate

Peshku është shumë i mirë për shëndetin, këshillohet qe të konsumohet të paktën 2 herë në javë.
Kocë në furrë me patate është një pjatë e shijshme, një recetë shumë e lehtë si në përgatitje dhe në të ngrënë.


Përbërësit për Peshk Koce me Patate


  • 2 peshk kocë

  • 4-5 kokrra patate

  • 1 limon

  • pak vaj ulliri

  • pak kripë

  • disa erëza të ndryshme( gjethe dafine, degë rozmarine,gjethe sherebelë)

  • 2-3 thelpinj hudhra

Video Receta

Përgatitja

Pasi kemi larë mirë peshkun e mbushin te barku me erëza të ndryshme, hudhër e disa feta limoni. Qërojmë patet dhe i presim në feta horizontalisht. Marrim një tavë, i vendosim letër furri ose e spërkasim me pak vaj, shtrojmë patatet, i hedhim pak kripë, sipër i vëmë kocet e përgatitura. Shtojmë mbi peshkun fetat e patates, dhe e mbulojmë komplet. I hedhim pak kripë, disa degëza rozmarine e pak vaj. E vëmë në furrë të piqet për gati 40 minuta ne temperaturen 200°C. Peshkun e shërbejmë të ngrohtë, të shoqëruar me patatet.

Ju bëftë mirë

You Might Also Like

5 thoughts on “Peshk Koce me Patate”

  1. receta e peshkut koce me patate duket e mrekullueshme….duhet ta provoj patjeter..qe neser

Reply via Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>