Sallatë me panxharsheqeri e mollë

ads

Panxharsheqeri me mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.


Përbërësit për Sallatë me panxharsheqeri e mollë

    Përbërësit për 1-2 persona

  • 2 kokrra panxharsheqeri

  • 1 kokërr mollë

  • 2 qepë të njoma

  • pak kripë

  • pak piper

  • pak vaj ulliri

  • 1/2 luge lëng limoni

Përgatitja

Panxharin e qërojmë, e presim në feta dhe e ziejmë në tenxhere me avull ose e lemë të plotë dhe e ziejmë në tenxhere me ujë. Më pas e lemë të ftohet. Marrim mollën dhe e presim në feta. Në një pjatë, vendosim fetat e panxharsheqerit, mbi to fetat e mollës dhe në mes qepën e njomë e prerë hollë. Sallatës sipër i hedhim vaj ulliri, kripë dhe pak lëng limoni. Kjo është një pjatë e freskët dhe e veçantë.

Ju bëftë mirë

ads

+ 2 Komente

  1. shpresa

    Receta e juaj me pelqeu shume per arsye se kjo sallat i thith helmet ne organizmin e njeriut dhe me kombinim me mollen e ushqen trurin dhe e pasuron melqien qe eshte vorrez e rruzave te kuqe te gjakut.Tretet lehet ne organizem,e regullon shtypjen e gjakut dhe eshte e pastron kolesterolin e keq ,prandaj e preferoj per njerzit te te gjitha moshave.Ju pergzoj shume per receta te juaja vitaminoze…

  2. Nerti Post author

    Ne ju falenderojme ju per fjalet e bukura dhe qe na ndiqni me kaq vemendje. Ju falenderojme gjithashtu edhe per informacionin e dhene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>