Sallatë ruse

Sallatë Ruse

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. është një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate, ne po japim versionin më të thjeshtë.

Përbërësit për Sallatë ruse


  • 3 karrota

  • 200 gr bizele

  • 3 patate

  • 50 gr kastraveca turshi

  • 2-3 vezë

  • pak uthull

  • pak kripë

  • pak vaj ulliri

  • 300 gr majonezë

Përgatitja

Pasi i kemi qëruar dhe larë karrotat dhe patatet i presim ne kubik të vëgjël. Në një tenxhere me avull vemë të ziejnë karrotat,patatet dhe bizelet. Pasi janë zier, i lemë të ftohen. Ndërkohë ziejmë edhe vezët dhe i lemë edhe këto të ftohen.


Marrim një enë të madhe ku hedhim të gjitha perimet, kastravecët e prerë.vaj, pak uthull, pak kripë. Më pas bashkojmë majonezën dhe një vezë të prerë në copa të vogla. Sallatën e përgatitur e lëmë në frigorifer për të paktën një orë përpara se ta shërbejmë. Më pas mund ta zbukurojmë edhe me vezët e ziera sipër, të prera në mes.

Receta të Ngjashme

3 thoughts on “Sallatë ruse”

Shkruani Komentin Tuaj