Supe me Fikon

Supë krem me finok

Kjo është një pjatë shumë e shëndetshme dhe me pak kalori. Finoku bën shumë mirë për organizmin, ndër të tjerash ndihmon në tretje dhe ka efekt tonifikues.

Supë krem me finok

Përbërësit

  • 2-3 finok
  • 1 patate
  • 1 qepë
  • 200-250 gr lulelakër të bardhë
  • pak kripë
  • pak piper
  • 2 gota ujë

Përgatitja

  • Pasi i kemi larë mirë finokët i presim në copa dhe i vëmë në një tenxhere në të cilën hedhim dhe pataten e qëruar, copat e lulelakrës, qepën e prerë në copa të vogla.
  • Shtojmë ujin, hedhim pak kripë dhe i vëmë për të zier. I ziejmë përreth 20-25 minuta.
  • Më pas me ndihmën e një frulatori me zhytje, grijmë të gjithë masën e përgatitur derisa te arrijmë që e gjithë masa të bëhet një krem i vërtetë.
  • Mund ta servirim supën e përgatitur të ngrohtë, e hedhim në tasa të vegjël, sipër i hedhim vaj ulliri dhe e zbukurojmë me degëza finoku të freskët.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
4 comments
  1. Me pelqen jo vetem te mesoj gjera te reja ne gatim por madje edhe menuren e gatimit sipas rradhes qe ndryshon nga njera tek tjetra .amvise Edhe rreceta tuaja me pelqejne shume
    Flm e ju lumshin duart Dua te mesoj me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Supë krem me patate dhe kungull

Dhe pse në prag të pranverës një supë krem me kungull mund të shijojë shumë. Përgatitja e kësaj supës është shumë e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë por mbi të gjitha është shumë e shijshme dhe përmban shumë vlera ushqimore.