Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.
Përbërësit për Super Qofte e mbushur
- 800 gr mish viçi i grirë
- tre-katër feta buke te thatë
- 1 kokërr vezë
- 2-3 thelpinj hudhre
- 1 kokërr qepë
- pak kripë
- pak piper
- pak majdanoz
- pak rigon
Përbërësit për qoften
Per mbushjen brenda
Përgatitja
Në një enë të madhe përziejmë mishin me bukën e thatë të grirë. Pastaj hedhim edhe qepën e grirë hollë, hudhrën, vezën dhe erëzat e grira. I përziejmë mirë, pastaj i japim masës së përgatitur një formë të rrumbullakët dhe e lemë për pak kohë kështu,( gjysëm ore ose dhe një orë), në këtë mënyrë përzihen më mirë të gjitha aromat.
Pastaj marrim një letër furri e mbi të shtrojmë qoften, e shtypim me dorë derisa të marrë formën e një pete, dhe sipër i shtrojmë proshutën, mortadelën dhe djathin. Pastaj fillojmë ta mbyllim me kujdes me ndihmën e letrës së furrit, e bëjmë si një karamele dhe e pjekim ne furrë 180° për një orë.
E nxjerrim nga furra, e lemë të ftohet pak e pastaj e presim në copa.


















JE SHUME E FORTE E DASHUR. VAZHDO KESHTU………………BRAVISSMA
Shume faleminderit….
Tila, po na hap oreksin…jo per gje por po vjen vera dhe duhet te rrime pak ne diete!
bravo
Shume faleminderit! Vazhdoni te na ndiqni si gjithmone.
A din dikush te me tregoj si behen qebapat?Kush din ju lutem ta shkruaj receptin.Qebapat jan specialiteti numer nje ne Kosove.
a mund te me tregoni se qfare eshte mortadela
Mortadela eshte nje lloje sallami i cili sherbehet i prere ne feta shume te holla.
pershendetje,, ju lutem me tregoni ,, si pergaditet bakllava ,, me pet ,, te bleme,, dmth me pet te gatshme si shkon procedura e saj ju lutem me shkruani ,,
Lexoje nen kategorin Embelsira Adela!