Kjo tortë i dedikohet të gjitha grave shqiptare kudo janë.
Gëzuar 8 Marsin!
Përbërësit për Torta Mimoza – Ideale për Festen e 8 Marsit
- 600 gr Krem Pastiçier
- 500 gr ananas 1 vazo komposto ananas)
- 1 Pandispanjë
- 500 ml pana ( ajkë qumeshti)
- 1 gotë të vogël Grand Marnier
Video Receta e Tortës Mimoza
Përgatitja e Tortës Mimoza
Marrim pandispanjën dhe me një thikë të madhe presim koren sipër të tortës. Me një thikë të vogël heqim me kujdes pjesën brenda të pandispanjës, dhe e lëmë vecantë, do të na duhet në fund për të bërë lulet e mimozës.
Marrim kremin pasticier dhe e bashkojmë me panën që kemi rrahur paraprakisht me 100 gr sheqer pluhur. Pasi e kemi perzier mirë, heqim vecantë më pak se gjysmën e kremit (do të na duhet për të lyer tortën sipër). Në kremin hedhim ananasin e prerë në copa të vogla, e përziejmë e më pas mbushim tortën brenda me këtë krem, vemë pjesën sipër të pandispanjës dhe e lyejme të gjithë torten me kremin që lamë veçantë. Më pas e zbukurojmë me kujdes me pjesën e brendshme të pandispanjës të cilën e kemi prerë në copa të vogla dhe i kemi dhënë formë të rrumbullaket. E vemë tortën në frigorifer për të paktën 3 – 4 orë. Mund ta shërbejmë me fruta të fresketa sipas dëshirës.
ads

















Shumë e bukur.Do t’a pergatisë me rastin e festës, më 14 Mars.
ju lutem me tregoni qka esht krem pastiqier nuk pe kuptoj faliminderit per mir kuptim
Kristina mund te shikosh videon persa i perket kremit pasticier, i cili eshte nje krem me baze veze, qumeshti, sheqeri qe gjen nje perdorim te gjere ne pastiçeri.
Nqse ke ndonje gje te paqarte na shkruaj perseri
Faaliminderit kjo ishte e gjitha
po brumi i tortes di pergatitet
http://www.artigatimit.com/2012/03/video-receta-e-pandispanjes/
Mund ta shikosh ketu pergatitjen.
shume e bukur fantastike
faliminderit shum nerti
besoj se e ke fjalen per gjalpin ose tlynin nese e kupton keshtu.
a mundet kush me me tregu se qfar eshte shtalpi