Torta zebër me çokollatë

Kjo tortë është një ëmbëlsirë shume e mirë, e lehtë, e butë dhe e shpejtë, gatuhet me pak përbërës. Kjo ëmbëlsirë është e veçantë dhe e bukur në prerje se ngjan me zebrën dyngjyrëshe. Të gjithë do të zbaviten dhe do të kënaqen me këtë tortë.

Torta zebër me çokollatë

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 150 gr niseshte patateje
  • 130 ml qumësht
  • 150 gr gjalpë
  • 6 vezë
  • 210 gr sheqer
  • pak vanilje pluhur
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • 40 gr kakao pluhur
  • pak kripë të hollë

Përgatitja

  • Në një enë të madhe hedhim sheqerin dhe gjalpin në temperaturë ambienti. I rrahim me rrahësin elektrik. Më pas hedhim vezët dhe pak kripë e vazhdojmë ti rrahim. Shtojmë dhe miellin, 110 gr niseshte, vaniljen dhe majanë. Më pas shtojmë dhe qumështin. E trazojmë mirë.
  • Ndajmë masën e përgatitur në dy pjesë të barabarta. Në njërën shtojmë kakaon e në tjetën niseshtenë e mbetur. Marrim një tavë të rrumbullakët, e lyejmë me pak miell e gjalpë që të mos ngjitet e fillojmë të hedhim në të dy lugë me përbërjen e bardhë, sipër hedhim 2 lugë nga ajo me kakao, më pas përsëri 2 lugë të bardhë e vazhdojmë kështu me radhë deri sa të mbarojë e gjithë përgatitja.
  • E pjekim tortën në furrë 180° C perreth 40 minuta.

Notes

Përgatitja e tortës

Ju bëftë mirë

0 Shares
18 comments
  1. ju falenderojme shume per keto receta fantastike dhe ju urojme shume suksese dhe pune te palodheshme gjithe ekipit tuaj,une jisha veten nje pyetje pa si ketu keku nuk permban sheqer ,pyetja eshte keshtu ,k vetem kripe apo keni harruar ta cekni sheqerin ju lutem me ktheni pergjgjen se mezi prse ta beje kete kek cdo te mire nga Erva

  2. Me falni, a mund te publikoni ndonje viedo gjate hedhjes se brumit ne tave se kam frike se nuk do te di ti bej ketoo larat kaq bukur sa ju… !

  3. Me falni a mund te publikoni ndonje video e ta shoh se si e hudhnii brumin ne tave se kam frike se nuk do te di ti bej ato laratt kaq bukur sa juu!!

    1. Se shpejti do te mundohemi ta bejme nje video, por eshte shume e thjeshte. Provojeni, s’ka problem se ne fillim vjen pak shtrember, rendesi ka te jete e mire….

  4. vanilj pluhur a po mendon vanilin sheqer qe e shte e kunderta e pecives apo?dhe 1 bakine per embelsir a po mendon pecive per fryrje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta Panettone në Shqip

Panettone është një ëmbëlsirë që përgatitet për Krishtlindje, më zanafillën në qytetin e Milanos, pastaj përhapur në të gjithë Italinë. Panaton apo panatton ka një bazë cilindrike dhe sipër një kupole. Në brendësi mbushet me rrush të thatë dhe fruta kandit.

Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.