Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Tortë me dardhë

Përbërësit

  • 4-5 dardha
  • 300 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 125 ml kos
  • 75 ml vaj
  • 1 limon
  • 1 pako maja për ëmbëlsira

Përgatitja

  • Marrim dardhat dhe i qërojmë, i presim ne copa dhe i sipër i hedhim pak lëng limoni që të mos nxihen. Në një enë të madhe rrahim fort të verdhat e vezëve me sheqerin.
  • Shtojmë me ngadalë miellin e situr duke e alternuar me vajin dhe kosin. Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve, derisa të arrijmë një shkumë. Bashkojmë edhe këto me masën e përgatitur më parë. E trazojmë me ngadalë.
  • Shtojmë edhe dardhat e prera në copa. E hedhim masën e përgatitur në një tavë të rrumbullakët, të lyer me pak gjalpë e miell. E pjekim ëmbëlsirën në furrë 170°C përreth 45 minuta.
  • Më pas e lemë tortën të ftohet, e heqim nga tava, e presim në copa dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
5 comments
  1. A munde ne vend te “dardhave” te vendojm “molla” e pres pergjigjen tuaj sa me shpejt.ju uroj per qdo recete qe e shfaqni ne ekran dhe me keni ndihmuar shume ju faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel mollë dhe dardhë

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Receta për Bonbone

Para shumë vitesh, tregu shqiptarë nuk kishte kaq karamele e çokollata sa ka tani. Dhe nënat bënin të pamundurën për të kënaqur dëshirat e fëmijëve. Me ato pak përbërës që gjendeshin në atë kohë mundoheshin të realizonin receta të shijshme. Një nga këto receta ishin edhe bonbonet. E kush nuk e kujton erën e karamelit që mbushte gjithë shtëpinë. Këto bonbone të bëra thjesht me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.

Shëndetlie

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.