Tortë me kakao

ads

Torta me kakao është një ëmbëlsirë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë që bën të lumtur të gjithë e sidomos fëmijët. Ne, këtë tortë e kemi zbukuruar me figurën e maces Kitty, shumë e dashur për fëmijët, por secili mund ta zbukurojë sipas dëshirës, ose thjesht mund ta lemë edhe pa zbukurim. Në përgatitjen e tortës mund të bëjmë edhe fëmijët pjesëmarrës që të na ndihmojnë.

Përbërësit për Tortë me kakao


  • 200 gr miell

  • 150 gr sheqer

  • 100 gr gjalpë

  • 3 vezë

  • 75 ml qumësht

  • 30 gr kakao

  • 1 pako me maja për ëmbëlsira

  • pak kripë
  • Përbërësit për zbukurim

  • 1 pako sheqer pluhur

  • disa rruaza sheqeri

  • 2-3 manaferra

  • 1 formë Hello Kitty

Përgatitja

Në një enë hedhim të verdhat e vezëvë dhe sheqerin. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik derisa të kemi një përbërje si shkumë. Më pas shtojmë ngadalë gjalpin e shkrirë. Në një enë tjetër bashkojmë miellin me kakaon dhe majanë. Këtë përbërje e hedhim te ena tjetër me vezë, duke e alternuar me qumështin. I trazojmë me ngadalë me një lugë druri. Shtojmë me ngadalë dhe të bardhat e vezëve të cilat i kemi rrahur më parë. Bashkojmë mirë të gjithë masën dhe e hedhim në një tavë të rrumbullakët të cilën e kemi lyer paraprakisht me pak gjalpë dhe miell.

E vendosim në furrë 180°C të nxehur paraprakisht dhe e lemë të piqet përreth 40 minuta. Më pas e lemë të ftohet, dhe pasi është ftohur e heqim nga tava dhe e vendosim në një pjatancë. Marrim formën dhe e vendosim sipër tortës, me anën e një site hedhim sheqerin pluhur. Heqim formën dhe vazhdojmë të zbukurojmë tortën. Vendosim 2 manaferra te sytë e maces, 1 tjetër te kordelja dhe bëjmë hundën dhe buzët me rruazat e sheqerit. Këtë tortë mund ta zbukurojmë në shumë mënyra, sipas fantazisë së momentit.

Ju bëftë mirë

ads

+ 17 Komente

  1. moza

    shum e bukur mirpo spo e kuptoii 100 gr gjalp qfar eshte se spo e kuptoi mos eshte margarin apo flm per mirkuptim ju pershendes

    1. ArtiGatimit.com

      Margarina tek familja e yndyrerave futet per eshte me mire te perdoresh gjalpe.

      Gjalp – Shqip
      Burro – Italisht
      Butter – Anglisht

      Nuk e di ke kupton nga keto fjale!

      Gjithe te mirat!

        1. mire

          titi flm shum qe tregove qe xhalp osht butter se shum receta skom mujt mej pregatit se nuk e disha nese edin dhe majana qfar esht se nuk po ekuptoj me trego klm te pershendes

          1. ArtiGatimit.com

            Maja eshte ajo substanca qe ndihmon perberjen te ngrihet (fryet) – Ka shume lloje te tilla.

            Anglisht: baker’s yeast
            Italisht: lievito

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>