Brinjë qengji në zgarë

Mishi i qengjit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Me këtë lloj mishi mund të bëhen shumë receta. Ne kemi zgjedhur recetën më të thjeshtë. Mjaftojnë disa minuta për pjekjen e mishit në zgarë dhe do të kemi një pjatë të shijshme.

Brinjë qengji në zgarë

Përbërësit

  • 400 gr mish qengji brinjë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak rozmarinë
  • pak sherebelë
  • pak verë e bardhë
  • 1 limon

Përgatitja

  • Marrim mishin e qengjit dhe e vendosim në një enë të madhe. I hedhim kripë, degë rozmarine dhe sherebelë, verë të bardhë dhe e mbulojmë me qeskë kuzhine.
  • E lemë të marinohet në këtë mënyrë përreth gjysëm ore. Më pas marrim zgarën, e lyejmë me pak vaj ulliri dhe e nxehim.
  • Thajmë mishin me anë të letrës së kuzhinës. E vendosim më pas në zgarën e nxehtë. E pjekim mirë nga të dyja anët. Mishin e vendosim në pjatë dhe sipas dëshirës mund ti hedhim limon dhe piper.
  • Këtë pjatë e shërbejmë të nxehtë dhe të shoqëruar me patate të furrës.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Musaka me lakër të bardhë

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme se bashku me proteinat. Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.