Makarona të shkurtra me domate

Këto makarona janë një pjatë e shëndetshme për fëmijët dhe jo vetëm. Janë një pjatë e shpejtë për tu gatuar. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi një pjatë të shijshme.

Makarona të shkurtra me domate

Përbërësit

  • 150 gr makarona të shkurtra tipi penete
  • 2-3 domate
  • 1 qepë të vogël
  • pak borzilok
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak djathë parmixhan i grirë

Përgatitja

  • Mbushim me ujë një tenxhere dhe e vemë të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë i hedhim kripë dhe hedhim makaronat. Ndërkohë që makaronat zihen, përgatisim salcën.
  • Në një tigan hedhim pak vaj dhe grijmë hollë qepën. E kavërdisim pak dhe hedhim dhe domatet e grira në rende. Shtojmë pak kripë dhe gjethe borziloku. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët.
  • Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën në tigan. Makronat i shërbejmë të ngrohtë dhe sipër i hedhim parmixhan të grirë.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like