Mish pule me portokalle

ads

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Përbërësit për Mish pule me portokalle


  • 300 gr mish i bardhë pule (pjesa e kraharorit)

  • 2 portokalle

  • pak kripë

  • pak vaj ulliri

  • pak miell

Përgatitja

Presim mishin në feta të holla. Në një pjatë hedhim pak miell dhe i kalojmë fetat e mishit në të. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe e lemë të nxehet. Shtojmë mishin dhe e skuqim nga të dyja anët. Më pas i hedhim kripë dhe lëngun e shtrydhur të dy portokalleve. Ulim zjarrin dhe e mbulojmë tiganin me kapak. E lemë të bëhet me zjarr të ulët. E shërbejmë pjatën e ngrohtë të shoqëruar me pure patate ose me një sallatë portokallesh dhe ullinj.

Ju bëftë mirë!

ads

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>