Patëllxhanë në furrë

Patëllxhanët në furrë janë një garniturë e shijshme vegjetariane që përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës.

Patëllxhanë në furrë

Përbërësit

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj
  • 2 domatetë mëdha ose 200 gr domate të vogla
  • 150 gr djathë mocarela ose djathë tjetër që shkrihet
  • 75 gr ullinj të zinj
  • pak kripë
  • pak rigon
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim lajmë patëllxhanët dhe i presim në feta rreth 1cm të trasha. I hedhim kripë të trashë, i vendosim në një kullojëse me një pjatë sipër dhe i lemë kështu përreth gjysëm ore. Në këtë mënyrë patëllxhanët humbasin hidhërimën e tyre. Ndërkohë marrim domatet, i lajmë dhe i presim në copa të vogla.
  • Presim në kubik edhe djathin. Më pas marrim fetat e patëllxhanit, i çajmë me majën e një thike. I vendosim më pas në një tavë me letër furri sipër. Mbi çdo fetë hedhim domate dhe ullinjtë e prerë hollë. I hedhim sipër kripë, vaj e rigon. I pjekim në furrë të nxehtë 200°C përreth 20-25 minuta.
  • Më pas fikim furrën, nxjerrim tavën, i vendosim sipër fetave mocarelën e grirë dhe e vendosim përsëri tavën për disa minuta në furrën e nxehtë.
  • Fetat e patëllxhanit janë gati për tu servirur. Mund ti shërbejmë si të nxhehta ashtu edhe të ftohta, Janë një garniturë e mirë për pjata mishi ose mund ti shërbejmë si antipastë.

Notes

Ju bëftë mirë

3 Shares
11 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.