Patëllxhanë në furrë

Patëllxhanët në furrë janë një garniturë e shijshme vegjetariane që përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës.

Patëllxhanë në furrë

Përbërësit

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj
  • 2 domatetë mëdha ose 200 gr domate të vogla
  • 150 gr djathë mocarela ose djathë tjetër që shkrihet
  • 75 gr ullinj të zinj
  • pak kripë
  • pak rigon
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim lajmë patëllxhanët dhe i presim në feta rreth 1cm të trasha. I hedhim kripë të trashë, i vendosim në një kullojëse me një pjatë sipër dhe i lemë kështu përreth gjysëm ore. Në këtë mënyrë patëllxhanët humbasin hidhërimën e tyre. Ndërkohë marrim domatet, i lajmë dhe i presim në copa të vogla.
  • Presim në kubik edhe djathin. Më pas marrim fetat e patëllxhanit, i çajmë me majën e një thike. I vendosim më pas në një tavë me letër furri sipër. Mbi çdo fetë hedhim domate dhe ullinjtë e prerë hollë. I hedhim sipër kripë, vaj e rigon. I pjekim në furrë të nxehtë 200°C përreth 20-25 minuta.
  • Më pas fikim furrën, nxjerrim tavën, i vendosim sipër fetave mocarelën e grirë dhe e vendosim përsëri tavën për disa minuta në furrën e nxehtë.
  • Fetat e patëllxhanit janë gati për tu servirur. Mund ti shërbejmë si të nxhehta ashtu edhe të ftohta, Janë një garniturë e mirë për pjata mishi ose mund ti shërbejmë si antipastë.

Notes

Ju bëftë mirë

3 Shares
11 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.