Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

Pasta sfoglia është një petë e veçantë e bërë kryesisht me gjalpë. Kjo është një recetë e rëndësishme dhe e detyrueshme për tu ditur sepse kjo lloj pete gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Eshtë ideale si për torta të kripura, ashtu dhe për ato të ëmbla. Përgatitja e këtij brumi është pak i komplikuar por të gjithë mund ta provojmë ta bëjmë. Mund ta përgatisim kur të kemi kohë, e vendosim në ngrirje në frigorifer dhe e përdorim kur të na duhet për receta të ndryshme.Kjo lloj pete për vetë përgatitjen e saj ka shumë shtresa.

Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

Përbërësit

  • Për brumin duhen:

  • 350 gr miell
  • 200 gr ujë
  • pak kripë
  • Për brumin me gjalpë duhen:

  • 250 gr gjalpë
  • 75 gr miell

Përgatitja

  • Fillojmë me përgatitjen e brumit të parë. Në gotën me ujë hedhim kripën dhe e shkrijmë në të. Hedhim miellin mbi tavolinën e drurit, e bashkojmë me ngadalë me ujin.
  • Vazhdojmë ta punojmë për disa minuta brumin. Më pas brumin e përgatitur e mbështjellim me një pecetë dhe e lemë të 'qetësohet' përreth gjysmë ore.
  • Ndërkohë fillojmë të përgatisim brumin me gjalpë. Marrim gjalpin dhe e presim në copa. E bashkojmë me 75 gr.miell. Vazhdojmë ta punojmë shpejt brumin. Kur të kemi arritur një masë homogjene, me ndihmën e një okllahije, i japim formën e një katrori me një trashësi rreth 1 cm. Më pas e mbulojmë me qeskë kuzhine dhe e vendosim në frigorifer përreth gjysmë ore.
  • Pasi ka kaluar kjo kohë, marrim brumin e parë dhe e hapim në formë drejtkëndëshi, në mes të tij vendosim brumin me gjalpë. Mbyllim të katër anët e drejtkëndëshit sikur të ishte një kuti, duke e lenë brenda brumin me gjalpë. Me anë të një okllahie shtojmë presion mbi petën e krijuar.
  • Do të shohim se brumi i gjalpit brenda do të bashkohet mirë me gjithë petën. Vazhdojmë ta hapim petën derisa të arrijmë përsëri formën e një drejtkëndëshi. Marrim dy anët e gjata dhe i palosim në mes, duhet të kemi kujdes që të mos jenë sipër njëra-tjetrës. Pastaj i mbyllim si libër. Do të kemi një drejtkëndësh me katër shtresa.
  • E mbledhim brumin me qeskë dhe e fusim në frigorifer për gjysmë orë. Më pas e nxjerrim dhe përsërisim të njëjtën gjë si më sipër, dmth. e hapim petën, mbyllim anët, dhe e palosim dhe e vendosim përsëri në frigorifer për gjysmë orë.
  • E përsërisim dhe një herë tjetër këtë veprim, dmth e kemi punuar petën 3 herë dhe pastaj e vendosim në frigorifer të pushojë përreth një orë përpara se ta përdorim për receta të ndryshme. Siç e thamë edhe më lart, petën e përgatitur mund ta fusim në ngrirje dhe ta përdorim kur të na duhet.

Notes

Thuhet që kjo petë e ka origjinën nga Egjipti i vjetër që më pas kaloi në Greqi ku gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën greke. Në kohët e sotme, përgatitja e saj kryhet me makineri të posaçme. Por gjithsecili nga ne mund ta provojë ta përgatisë edhe në kushtet e shtëpisë. Ka disa receta për përgatitjen e kësaj pete. Ne kemi sjellë këtu këtë recetë që na është dukur më e përshtatshme.

pete-me-gjalpe-pasta-sfoglia-puff-pastry-artigatimit

0 Shares
15 comments
  1. I LOVE going to your fb page, sooooo many kinds of food to choose from. Only thing is I sooooooo need for you to have the recipes in English. Will you do this kind act for me? Thank you very very much.

    Linda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Panine me qumësht pluhur

Përgatitja për panine me qumësht pluhur mund të duket recetë e komplikuar por hapat qe kemi shpjeguar në ketë recetë janë shumë të thjeshta. Paninet dalin të buta dhe të shijshme, një aromë delikate qe mund tu shoqërojë çdo mëngjes.

Salcë pesto gjenoveze

Salca e quajtur pesto gjenoveze e ka origjinën pikërisht në Genova të Italisë. Kjo është një salcë mjaft e njohur jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën. Në bazë të kësaj recete janë borziloku i freskët e fistikët.