Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.

Qofte të vogla

Përbërësit

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 vezë + 1 të verdhë veze
  • 1 patate e vogël
  • 1 fete bukë
  • pak qumësht
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak rigon
  • pak nenexhik
  • pak majdanoz
  • pak vaj

Përgatitja

  • Hedhim në grirësin elktrik qepën e qëruar, hudhrën, erëzat dhe i grijmë. Vendosim fetën e bukës të regjet me pak qumësht. Në një enë të madhe hedhim mishin e grirë.
  • Shtojmë qepën e grirë me erëzat. Shtojmë edhe bukën, të cilën e shtypim me dorë. Bashkojmë vezën dhe kripë. Me anë të një rendeje grijmë pataten e qëruar dhe e shtojmë te ena me përbërësit e tjerë. Trazojmë të gjithë përbërësit me dorë.
  • E punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene. E lemë përreth 30 minuta që të pushojë. Më pas me dorë krijojmë qofte të vogla. I lyejmë sipër me të verdhën e vezës me anë të një furçe.
  • Më pas i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet i shërbejmë të ngrohta, të shoqëruar me patate të skuqura, me pure patatesh ose me sallatë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Super Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.