Kjo supë është shumë e mirë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Mjaftojnë pak përbërës dhe do të kemi një pjatë të shëndetshme për të gjithë familjen.
Përbërësit për Supë Krem Panxharsheqeri
- 5-6 panxharë
- 1 qepë të kuqe
- 1 patate
- pak vaj ulliri
- pak kripë
- 3-4 lugë kos
Përbërësit për 4-5 persona
Përgatitja
Pastrojmë panxharët, i heqim gjethet e sipërme dhe i qërojmë. Pasi i kemi qëruar të gjithë, i presim në copa të vogla. Qërojmë po ashtu edhe pataten dhe e presim në copa. Në një tenxhere hedhim pak vaj dhe qepën e grirë. E kavërdisim pak e pastaj shtojmë pataten dhe panxharin. I mbulojmë me ujë, i hedhim kripë dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë.
Pasi janë zier e lemë të ftohet pak dhe më pas i grijmë me grirësin elektrik derisa të arrijmë të kemi një masë si krem. Pastaj supën e hedhim në pjata dhe kur i shërbejmë sipër i hedhim nga një lugë kos dhe pak vaj ulliri. Mund të shoqërohet edhe me copa. buke të thekur.





















Komento nga Facebook