Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathëra të ndryshëm e salsiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.

Gëzuar Pashkën!


Përbërësit për Vezë në kulaç


  • 500 gr miell

  • 120 gr gjalpë

  • pak kripë

  • 20 gr maja birre

  • 1 lugë kafeje sheqer

  • pak ujë të vakët
  • Përbërësit për mbushjen

  • 150 gr salsiçe( ose proshutë)

  • 70 gr djathë të grirë parmixhan

  • 70 gr djathë dele të grirë

  • 150 gr djathë të bardhë

  • 1 spec të kuq

  • 1 të verdhë veze

  • 5 kokrra vezë(për pjesën sipër)

Përgatitja








Hedhim miellin në tavolinën e punës ose ne një enë të madhe. I hedhim pak kripë dhe gjalpin e shkrirë. I përziejmë me dorë. Ndërkohë në një gotë shkrijmë majanë me pak ujë të vakët dhe sheqerin. I trazojmë mirë dhe i shtojmë te mielli. Fillojmë të bëjmë brumin. I përziejmë fort me dorë. Shtojmë akoma ujë të vakët nëse është e nevojshme. Brumi i përgatitur duhet të jetë një masë homogjene. Pasi e kemi përgatitur brumin e vendosim në një enë dhe e mbulojmë me pecetë të lagur sipër. E lemë brumin të vijë përreth tre orë.

Ndërkohë marrim salsiçe dhe i presim në copa, po kështu edhe djathin dhe specin. Pasi kanë kaluar tre orë, do të shohim se masa do të jetë dyfishuar.
E marrim brumin dhe e hapim me anë të një okllahie. I hedhim pak miell sipër dhe poshtë petës që të mos ngjitet.I japim një formë drejtkëndëshe. Presim me thikë anët e petës dhe i lemë veçantë ( do të na duhen për të zbukuruar vezët sipër). Petën e mbushim me salsiçe e copëtuara, djathin e grirë, copat e djathit dhe copat e specit. Pasi e kemi mbushur fillojmë të mbyllim petën, duke e bërë role. Do të arrijmë në një role të mbyllur të gjatë. Marrim një tavë rrethore për ëmbëlsira, e lyejmë me pak gjalpë e miell dhe vendosim në të rolenë e përgatitur. E rregullojmë me dorë në mënyrë që të jetë e njëtrajtëshe. Lajmë vezët dhe i thajmë me pecetë. I vendosim me kujdes vezët sipër tortës.
Me brumin që lamë më parë veçantë presim disa shirita dhe zbukurojmë vezët. Vendosim dy shirita për çdo vezë në formë kryqi. Pasi kemi përfunduar, lyejmë gjithë tortën me të verdhën e vezës me ndihmën e një furçe.
E fusim tavën në furrë të nxehtë 180°C dhe e pjekim përreth 50 minuta. Më pas e lemë të ftohet dhe e presim në feta.

Ju bëftë mirë

Receta të Ngjashme

3 thoughts on “Vezë në kulaç”

Shkruani Komentin Tuaj