Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathëra të ndryshëm e salsiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.

Vezë në kulaç

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 120 gr gjalpë
  • pak kripë
  • 20 gr maja birre
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • pak ujë të vakët
  • Përbërësit për mbushjen

  • 150 gr salsiçe ose proshutë
  • 70 gr djathë të grirë parmixhan
  • 70 gr djathë dele të grirë
  • 150 gr djathë të bardhë
  • 1 spec të kuq
  • 1 të verdhë veze
  • 5 kokrra vezë për pjesën sipër

Përgatitja

  • Hedhim miellin në tavolinën e punës ose ne një enë të madhe. I hedhim pak kripë dhe gjalpin e shkrirë. I përziejmë me dorë. Ndërkohë në një gotë shkrijmë majanë me pak ujë të vakët dhe sheqerin. I trazojmë mirë dhe i shtojmë te mielli. Fillojmë të bëjmë brumin. I përziejmë fort me dorë. Shtojmë akoma ujë të vakët nëse është e nevojshme. Brumi i përgatitur duhet të jetë një masë homogjene. Pasi e kemi përgatitur brumin e vendosim në një enë dhe e mbulojmë me pecetë të lagur sipër. E lemë brumin të vijë përreth tre orë.
  • Ndërkohë marrim salsiçe dhe i presim në copa, po kështu edhe djathin dhe specin. Pasi kanë kaluar tre orë, do të shohim se masa do të jetë dyfishuar.
  • E marrim brumin dhe e hapim me anë të një okllahie. I hedhim pak miell sipër dhe poshtë petës që të mos ngjitet.I japim një formë drejtkëndëshe. Presim me thikë anët e petës dhe i lemë veçantë ( do të na duhen për të zbukuruar vezët sipër). Petën e mbushim me salsiçe e copëtuara, djathin e grirë, copat e djathit dhe copat e specit. Pasi e kemi mbushur fillojmë të mbyllim petën, duke e bërë role. Do të arrijmë në një role të mbyllur të gjatë. Marrim një tavë rrethore për ëmbëlsira, e lyejmë me pak gjalpë e miell dhe vendosim në të rolenë e përgatitur. E rregullojmë me dorë në mënyrë që të jetë e njëtrajtëshe. Lajmë vezët dhe i thajmë me pecetë. I vendosim me kujdes vezët sipër tortës.
  • Me brumin që lamë më parë veçantë presim disa shirita dhe zbukurojmë vezët. Vendosim dy shirita për çdo vezë në formë kryqi. Pasi kemi përfunduar, lyejmë gjithë tortën me të verdhën e vezës me ndihmën e një furçe.
  • E fusim tavën në furrë të nxehtë 180°C dhe e pjekim përreth 50 minuta. Më pas e lemë të ftohet dhe e presim në feta.

Notes

Përgatitja








Ju bëftë mirë

Gëzuar Pashkën!

1 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë ruse

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. është një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate, ne po japim versionin më të thjeshtë