Fileto e mishit të viçit e gatuar me kërpudha e pana është një pjatë e shijshme. është e thjeshtë në gatim e që të keni një rezultat fantastik duhet të keni parasysh të zgjidhni mishin me cilësi të lartë.
Përbërësit për Filetë me kërpudha dhe pana
- 4 fileto viçi ( rreth 200 gr një filetë)
- 200 ml pana
- 250 gr kërpudha
- pak kripë
- pak piper
- vaj ulliri
- pak miell
Përbërësit për 4 persona
Përgatitja
Copat e mishit kalojeni në miell e shkundini nga mielli i tepërt.Në një tigan me vaj skuqni fort nga të dyja anët filetot e viçit. Më pas shtoni kërpudhat e pastruara mirë. Kapërdiseni mirë. Shtoni kripë, piper e mbulojeni tiganin me kapak. Lëreni të ziejnë për disa minuta në këtë mënyrë. Pastaj shtoni panën e freskët e trazojeni mirë.
Vendosni nga një filetë në pjatë e sipër hidhni salcën me kërpudha e pana. Shërbeni pjatën të ngrohtë duke i grirë dhe pak piper sipër.





















Komento nga Facebook