Filetë me kërpudha dhe pana

Fileto e mishit të viçit e gatuar me kërpudha e pana është një pjatë e shijshme. është e thjeshtë në gatim e që të keni një rezultat fantastik duhet të keni parasysh të zgjidhni mishin me cilësi të lartë.

Filetë me kërpudha dhe pana

Sasia: 0

Përbërësit

  • 4 fileto viçi rreth 200 gr një filetë
  • 200 ml pana
  • 250 gr kërpudha
  • pak kripë
  • pak piper
  • vaj ulliri
  • pak miell

Përgatitja

  • Copat e mishit kalojeni në miell e shkundini nga mielli i tepërt.Në një tigan me vaj skuqni fort nga të dyja anët filetot e viçit. Më pas shtoni kërpudhat e pastruara mirë. Kapërdiseni mirë.
  • Shtoni kripë, piper e mbulojeni tiganin me kapak. Lëreni të ziejnë për disa minuta në këtë mënyrë. Pastaj shtoni panën e freskët e trazojeni mirë.
  • Vendosni nga një filetë në pjatë e sipër hidhni salcën me kërpudha e pana. Shërbeni pjatën të ngrohtë duke i grirë dhe pak piper sipër.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kofshë gjel deti me kërpudha

Kjo recetë është një recetë e veçantë dhe shumë e mirë. Zakonisht kjo kofshë gatuhet në furrë me erëza të ndryshme dhe e shoqëruar me patate furre. Ky variant që ne sjellim është i thjeshtë për tu gatuar. Ne i kemi pjekur në tenxhere presioni për të përgjysmuar kohën, por nëse ju nuk keni në dispozicion një të tillë, mund ti piqni në një tenxhere të thjeshtë.