Makarona me salmon

ads

Kjo recetë nuk kërkon shumë kohë në përgatitje. është një pjatë e shpejtë dhe me një shije të veçantë. Mund të përdorni si salmonin e freskët ashtu edhe atë të tymosur në pako.

Përbërësit për 4 persona

Përbërësit për Makarona me salmon


  • 350 gr makarona të shkurtra

  • 300 gr salmon i tymosur

  • 200 ml pana

  • 1 qepë të vogël

  • pak gjalpë

  • pak kripë

  • pak piper

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim ujë. Kur fillon të ziejë i hedhim kripë dhe makaronat. Ndërkohë që makaronat ziejnë përgatisim salcën. Në një tigan hedhim pak gjalpë. Kur ky i fundit të jetë shkrirë, grijmë qepën hollë. E kavërdisim pak e më pas hedhim salmonin në copa. E lemë të skuqet për disa minuta me zjarr të ngadaltë.

Pastaj shtojmë panën dhe pak kripë. I trazojmë mirë derisa të bashkohen mirë bashkë. Pasi janë zier makaronat, i bashkojmë me salcën e përgatitur. Makaronat i shërbejmë të ngrohta dhe nëse dëshironi sipër mund ti hidhni piper.

Ju bëftë mirë!

ads

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>