Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.
Përbërësit për Purè patate
- 5-6 patate
- 1 gotë qumësht
- pak kripë
- pak gjalpë
- pak arrë moskat
Përgatitja
Qërojmë patatet dhe i lajmë. Fillojmë ti presim në copa të vogla. I hedhim patatet e grira në një tenxhere dhe i mbulojmë me ujë. I vendosim të ziejnë me zjarr të ulët dhe i mbulojmë me kapak. Pasi janë zier patatet, fillojmë i shtypim me anë të një luge. Në këtë pikë shtojmë qumështin, kripë, arrë moskat dhe pak gjalpë.
Fillojmë ti trazojmë mirë me anë të një fruste. Vazhdojmë ti përziejmë mirë e me kujdes derisa të arrijmë një masë si krem. Pureja është gati për tu shërbyer. E hedhim në pjata dhe e shërbjemë të ngrohtë. Sipas dëshirës mund ti shtojmë edhe pak djathë të grirë. Pureja është një garniturë e mirë për pjata me mish e peshk.





















Komento nga Facebook