Purè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zjehen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zjehen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.

Purè patate

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: perime
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 5-6 patate
  • 1 gotë qumësht
  • pak kripë
  • pak gjalpë
  • pak arrë moskat

Përgatitja

  • Qërojmë patatet dhe i lajmë. Fillojmë ti presim në copa të vogla. I hedhim patatet e grira në një tenxhere dhe i mbulojmë me ujë. I vendosim të ziejnë me zjarr të ulët dhe i mbulojmë me kapak.
  • Pasi janë zier patatet, fillojmë i shtypim me anë të një luge. Në këtë pikë shtojmë qumështin, kripë, arrë moskat dhe pak gjalpë.
  • Fillojmë ti trazojmë mirë me anë të një fruste. Vazhdojmë ti përziejmë mirë e me kujdes derisa të arrijmë një masë si krem. Pureja është gati për tu shërbyer.
  • E hedhim në pjata dhe e shërbjemë të ngrohtë. Sipas dëshirës mund ti shtojmë edhe pak djathë të grirë.
  • Pureja është një garniturë e mirë për pjata me mish e peshk.

Ju bëftë mirë

0 Shares
1 comment
  1. une ziej nje kofshe pule dhe me pas e ndaj ne copa te vogla.e skuq pak ne tigan me gjalp dhe kerpurdha.me pas i hedh ne pure.perdor pure te gatshme dhe e hedh qe ne fillim ne menyr qe te marr nje val me to.jua keshilloj sepse del shume e shijshme dhe mund ta perdorni dhe pa garnitur.dhe me pak djathe te grire siper

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm