Qofte me spinaq

Qoftet me spinaq janë shumë të mira për ata që dëshirojnë një pjatë të thjeshtë e të shijshme. Receta e këtyre qofteve është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë. Këtë pjatë mund ta shoqërojmë me perime të ndryshme, sallata ose thjesht mund ta shijojmë edhe në momentin e aperitivit. Kjo recetë është dhe një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë perimet që janë të fshehura në qofte.

Qofte me spinaq

Përbërësit

  • 1 kg spinaq i freskët
  • 2 vezë
  • 1 patate
  • 30 gr djathë i grirë parmixhan
  • 50 gr bukë e grirë
  • pak kripë
  • disa arrë moskat
  • 1 filxhan vaj ulliri

Përgatitja

  • Filloni përgatitjen me larjen e spinaqit, lajeni mirë me ujë të bollshëm. Më pas vendoseni në një tenxhere dhe lëreni të ziejë për disa minuta.
  • Më pas hidheni në kullojëse dhe lëreni të kullojë pak. Pastaj vendoseni mbi një dërrasë kuzhine dhe filloni ta grini me anë të një thike.
  • Pasi e keni grirë mirë të gjithin hidheni në një enë të madhe, hidhni në të vezët, kripë, djathin e grirë, arrën moskat. Përzijini mirë me dorë. Me anë të një rendeje grini në enë edhe pataten e qëruar më parë.
  • Shtoni dhe bukën e grirë ( nëse masa është akoma e qullët mund të shtoni akoma bukë të grirë ose pak miell). Trazojeni mirë gjithë masën e përgatitur derisa të arrini një masë homogjene.
  • Lëreni të pushojë përreth gjysëm ore e më pas formoni me dorë topa të vegjël e jepini formën e qofteve.
  • Skuqini më pas në vaj të nxehtë. ( Përpara se ti skuqni mund ti kaloni në vezë të rrahur e më pas në bukë të grirë, por ne i kemi skuqur thjesht pa to sepse janë më të lehta në këtë mënyrë). Qoftet i shërbeni të ngrohta të shoqëruar me një sallatë.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.