Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.

Tavë me bathë e kumbulla

Përbërësit

  • 1 kg bathë të njoma
  • 6-7 qepë të njoma
  • 15 kokrra kumblle jeshile të tharta
  • pak vaj ulliri
  • 2 lugë salcë domate
  • 2 gjethe dafine
  • pak kripë
  • pak piper
  • 4 thelpinj hudhre
  • 4-5 gjethe borziloku

Përgatitja

  • Si fillim merrni bathët dhe i hiqni nga bishtajat. Kokrrat e bathëve vendosini në një tenxhere me ujë dhe i zieni për disa minuta. Më pas kullojini.
  • Ndërkohë në një tigan me vaj kapërdisni qepët e grira hollë. Shtoni thelpinjtë e hudhrës dhe trazojini mirë.
  • Bashkoni në to edhe salcën dhe lëreni të ziejë më zjarr të ulët. Pas kësaj bashkoni bathët e kulluara. Shtoni kripë, gjethet e dafinës e të borzilokut dhe 2 gota uji të ngrohtë.
  • Trazojini mirë dhe hidheni masën e përgatitur në një tavë. Sipër hidhni kokrrat e kumbullës të lara. Tavën piqeni në furrë të nxehtë 220°C përreth 50 minuta.
  • Pjata është gati për tu shërbyer. Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë.

Notes

Përgatitja

Ju Bëftë Mirë!

0 Shares
4 comments
  1. jddddddddfalemderit shume per keto receta te mrekullueshme rastesishte hasa ne kete web kam nje pyetje sepse une nuk jam nga Shqiperia kujt i thoni bath a eshte groshe apo dicka tjeter pasice ne fotto duket si groshe falmderit ……..

  2. Bathet nuk jane groshet, jane te te njejtes familje, por bathet jane me te medha ne kokrra. Bima e bathes eshte ne ngjyre te gjelber dhe eshte e gjate rreth 25 cm. Kur jane te fresketa i gjen ne bishtaje si bizelet, mund ti gjesh eshe te thara ne ngjyre kafe dhe jane shume te forta.
    shpresoj te te kem ardhur ne ndihme.
    gjithe te mirat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë gruri

Sallata e grurit është një pjatë e freskët, ideale për stinën e verës. është një pjatë e ftohtë të cilën mund ta përgatisim edhe disa orë përpara se ta shërbejmë. Në këtë recetë ne kemi zgjedhur të përziejmë grurin me djathë, domate të freskëta e ullinj, por secili nga ju mund ta përziejë me gjithçka që dëshiron, sipas dëshirës e fantazisë suaj.

Lakror dy pete mbushur me hithra

Hithra është mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun. Ky lakror dy pete mbushur me hithra duhet te jetë në tavolinën tuaj pothuajse çdo javë. Ne do të japim një recetë gatimi të thjeshtë të kuzhinës shqiptare.