Embëlsira
30 komente

Tortë super çokollatë

torte-super-cokollate-dolci-nutella-ricette-gatimi

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate. është një tortë shumë e shijshme.

Përbërësit për Tortë super çokollatë

    Përbërësit për tortën

  • 4 vezë

  • 170 gr miell

  • 50 gr kakao pluhur

  • 100 gr çokollatë të zezë

  • 80 gr gjalpë

  • 80 gr sheqer

  • pak qumësht

  • 1 pako maja për ëmbëlsira

  • pak rum për të lagur tortën
  • Përbërësit për kremin

  • 100 gr çokollatë të zezë

  • 5oo ml pana

  • 100 gr gjalpë

  • 300 gr krem çokollate me lajthi ( tipi Nutella)

  • disa pufka të vogla për zbukurim

Video Receta

Përgatitja

Në një enë të madhe hedhim të bardhat e vezëve dhe i rrahim fort derisa të bëhet një shkumë e bardhë. Në një enë tjetër të madhe hedhim gjalpin e shkrirë dhe sheqerin. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Më pas shtojmë të verdhat e vezëvë një e nga një dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë dhe homogjene.Shtojmë me anë të një site miellin e bashkuar me kakaon dhe majanë. I trazojmë mirë. Shtojmë ndërkohë edhe qumështin dhe çokollatën e shkrirë më parë në banjomaria e tashmë të ftohur. I trazojmë mirë me kujdes. Marrim një tavë të lyer me gjalpë e miell e hedhim në të masën e përgatitur. E pjekim tortën në furrë 180°C përreth 1 orë.

Ndërkohë përgatisim kremin. Hedhim në një tenxhere panën dhe gjalpin. E ngrohim derisa të shkrijë gjalpi. Më pas e heqim nga zjarri dhe hedhim në të çokollatën e grirë hollë dhe nutellën. I përziejmë mirë derisa të shkrihen të gjithë përbërësit. Më pas masën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi dhe e lemë në frigorifer përreth 2 orë. Pasi ka kaluar kjo kohë e rrahim kremin me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një shkumë të vërtetë.

Pasi torta është ftohur e presim në mes për së gjati. E lagim tortën në mes me pak rum ( ose thjesht me ujë e sheqer). Hedhim mbi të gjysmën e kremit, e hapim me kujdes. Vendosim gjysmën tjetër sipër. E lyejmë sipër dhe anash me kremin e mbetur. Tani torta është gati për tu zbukuruar me pufka të vogla ose me çokollatë të bardhë të grirë hollë. Tortën e përgatitur e vendosim në frigorifer përreth një orë përpara se ta shërbejmë e më pas e presim në copa.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

30 Comments

  1. mund ta zbukuroni siper sipas deshires ose mund ta lini thjesht te lyer me kremin e çokollates.

  2. kaltrina says

    Nje torte shume e mire ju pergezoj arti i gatimit dhe shpresoj qe te dalin dhe disa receta edhe shume me te mira se kjo.Urime. Gjithe te mirat !

    • Pana eshte nje nenprodukt i qumeshtit. Se shpejti do te botojme nje artikull me te gjitha spjegimet.
      Gjithe te mirat!

  3. genta says

    Shum faleminderit per recepa te tortev ju presim ende per recepa

  4. gzimi i zukes says

    ju pershende me kanqasi me shijen e ksaj torte um ka knaq krejt edhe ju falemenderoj publikisht e ju pergezoj per ket edicion me knaqsi e plot falemenderime per ju e per emisionin ejuve se o 1 emision i qelluar me plot kuptimin e fjase gramatikore e perpiluar n menyr kohore t fala nga kamorani :P oo ie

  5. anjezzaa says

    une nuk e kam kerkuar por po shihet se eshte e mire flm shume

      • vjoleta says

        edhe pse jam ne mosh kaq te re per te gatuar receta te ndryshme por jam mesuar mjaft mir nga recetat e nertit dhe familjes time i perlqejn shum recetat e tua dhe je e mrekullueshme “Nerti”

  6. vjoleta says

    edhe pse jam ne mosh te re 16 vjeqe per te pergatitur gjellera te ndryshme torta un me knaqesi jai gatuaj familjes time gjellerat e tua qe i kammesuar tegjitha nga ti nerti je e merkullueshme te pergezoj per recetat “Nerti”

    • Vjoleta te falenderoj shume per fjalet e tua te bukura. Me behet qejfi qe ke pasion kuzhinen dhe ne te ndihmojme me recetat tona. Vazhdo te gatuash e na shkruaj gjithmone per cdo gje qe nuk kupton. Gezuar festat!

    • Parmixhani eshte djathe i stazhonuar per 18-24-36 muaj kurse mocarela eshte nje djathe i fresket qe duhet konsumuar brenda disa diteve. Nje perkufizim i shpejte i ketyre dy lloj djathi. per cdo gje mund te na shkruash.

  7. edison says

    qka eshte qushti i kondensuar nese kini mundesi ni pershkrim ju lutem
    sa do pak njohoru lidhum me ket qumsht dhe nese keni mundesi me me tregu qeshte qumshti pana

  8. merlia says

    kam ngelur e habitur me gjithe keto receta kaq te shijshme do te behem kuazhiniere me keto receta jeni te pa pam ju lumt]

Shkruani komentin tuaj - Komente