Giuvarlakia ( pjatë tradicionale greke)

Giuvarlakia, është një pjatë tradicionale greke. Zakonisht gatuhet në ditë të ftohta, pasi shërbehet e nxehtë. Por duke parë se vera është vetëm në hapat e para, një pjatë e shijshme nuk refuzohet asnjëherë.

Përbërësit për Giuvarlakia ( pjatë tradicionale greke)


  • 500 gr mish i grirë (mish derri i përzier me mish viçi) ose vetëm njëri

  • 1/3 filxhan çaji oriz

  • 1 qepë e grirë

  • 1 vezë

  • 4-5 lugë majdanoz

  • 2 lugë jelle nenexhik ose kopërr(sipas dëshirës)

  • pak miell

  • pak kripë

  • pak piper

  • pak vaj ulliri
  • Për salcën nevojiten

  • 1 -2 vezë(sipas dëshirës)

  • 1-2 limona(sipas dëshirës)

  • 1-2 lugë gjelle corn flower ose niseshte

  • pak miell

  • 1 gotë ujë i ftohtë

Përgatitja

Hedhim mishin e grirë në një enë, dhe shtojmë vezën, qepën, majdanozin, erëzat e tjera, kripën, piperin, pak vaj dhe orizin qe i kemi dhënë një valë më përpara. I përziejmë mirë dhe fillojmë të bëjmë me dorë kokrra të vogla qoftesh me madhësinë e një kokërr arre ose dhe pak më të mëdha. Pasi kemi hedhur miell në një pjatë të cekët, i lyejmë qoftet e vogla me miell dhe i hedhim ngadalë në një tenxhere të gjerë me ujë të zier, ( pasi e kemi vënë tenxheren me ujë të mjaftueshëm në zjarr, pak më tepër se gjysma e tenxheres, në mënyrë që të mbulohen qoftet e vogla, dhe pasi uji ka filluar të zjejë, i ulim temperaturën dhe fillojmë ti hedhim qoftet e vogla (Giuvarlakiat) brenda, por me kujdes). I lëmë të ziejnë 20-30 minuta.

Përgatitja e salcës

Pasi kanë zier, ulim temperaturën e sobës. Hedhim vezën në një enë, shtojmë lëngun e limonit dhe corn flower ose niseshte (mund të shtojmë dhe pak miell) dhe i rrahim të gjitha së bashku derisa të bëhet një masë e trashë. Shtojmë gotën e ujit dhe pak lëng nga tenxherja (uji i ftohtë ndihmon që kur të hedhim lëngun nga tenxherja që është i nxehtë, të krijohet një temperaturë jo shumë e lartë që të mos na pritet veza) dhe i rrahim të gjitha bashkë. Salcën e përgatitur e hedhim ngadalë në tenxhere dhe NUK E TRAZOJMË. E lëmë të ziejë edhe 5 minuta akoma në temperaturë të ulët dhe e fikim sobën. Gjella jonë është gati. Mund të shoqërohet me djathë të dhe ullinj.

Ju bëftë mirë!

Receta të Ngjashme

7 thoughts on “Giuvarlakia ( pjatë tradicionale greke)”

  1. Ju falenderoj nga zemra per keto receta te mrekullueshme qe na servirni, me ndihmojne se tepermi ne cdo moment, per te gatuar shpejt, per te nderruar gojen per te pritur miq apo per te kenaqur femijet. Ju falenderoj pa mase, suksese!

  2. kjo gjelle eshte shume shume e shijshme.une e kam provuar dhe ne shqiperi quhet pashaqofte.mmmmmm

  3. Eshte nje recete fantastike.
    Mua me pelqen shume,ju falenderoj nga zemra per recetat e mrekullueshme qe servirni per ne.

Shkruani Komentin Tuaj