Giuvarlakia ( pjatë tradicionale greke)

Giuvarlakia, është një pjatë tradicionale greke. Zakonisht gatuhet në ditë të ftohta, pasi shërbehet e nxehtë. Por duke parë se vera është vetëm në hapat e para, një pjatë e shijshme nuk refuzohet asnjëherë.

Giuvarlakia ( pjatë tradicionale greke)

Përbërësit

  • 500 gr mish i grirë mish derri i përzier me mish viçi ose vetëm njëri
  • 1/3 filxhan çaji oriz
  • 1 qepë e grirë
  • 1 vezë
  • 4-5 lugë majdanoz
  • 2 lugë jelle nenexhik ose kopërr sipas dëshirës
  • pak miell
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri
  • Për salcën nevojiten

  • 1 -2 vezë sipas dëshirës
  • 1-2 limona sipas dëshirës
  • 1-2 lugë gjelle corn flower ose niseshte
  • pak miell
  • 1 gotë ujë i ftohtë

Përgatitja

  • Hedhim mishin e grirë në një enë, dhe shtojmë vezën, qepën, majdanozin, erëzat e tjera, kripën, piperin, pak vaj dhe orizin qe i kemi dhënë një valë më përpara. I përziejmë mirë dhe fillojmë të bëjmë me dorë kokrra të vogla qoftesh me madhësinë e një kokërr arre ose dhe pak më të mëdha.
  • Pasi kemi hedhur miell në një pjatë të cekët, i lyejmë qoftet e vogla me miell dhe i hedhim ngadalë në një tenxhere të gjerë me ujë të zier, ( pasi e kemi vënë tenxheren me ujë të mjaftueshëm në zjarr, pak më tepër se gjysma e tenxheres, në mënyrë që të mbulohen qoftet e vogla, dhe pasi uji ka filluar të zjejë, i ulim temperaturën dhe fillojmë ti hedhim qoftet e vogla (Giuvarlakiat) brenda, por me kujdes). I lëmë të ziejnë 20-30 minuta.

Përgatitja e salcës

  • Pasi kanë zier, ulim temperaturën e sobës. Hedhim vezën në një enë, shtojmë lëngun e limonit dhe corn flower ose niseshte (mund të shtojmë dhe pak miell) dhe i rrahim të gjitha së bashku derisa të bëhet një masë e trashë. Shtojmë gotën e ujit dhe pak lëng nga tenxherja (uji i ftohtë ndihmon që kur të hedhim lëngun nga tenxherja që është i nxehtë, të krijohet një temperaturë jo shumë e lartë që të mos na pritet veza) dhe i rrahim të gjitha bashkë. Salcën e përgatitur e hedhim ngadalë në tenxhere dhe NUK E TRAZOJMË. E lëmë të ziejë edhe 5 minuta akoma në temperaturë të ulët dhe e fikim sobën. Gjella jonë është gati. Mund të shoqërohet me djathë të dhe ullinj.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
7 comments
  1. Ju falenderoj nga zemra per keto receta te mrekullueshme qe na servirni, me ndihmojne se tepermi ne cdo moment, per te gatuar shpejt, per te nderruar gojen per te pritur miq apo per te kenaqur femijet. Ju falenderoj pa mase, suksese!

  2. Eshte nje recete fantastike.
    Mua me pelqen shume,ju falenderoj nga zemra per recetat e mrekullueshme qe servirni per ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish me qepe në furrë

Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes. Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë.

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.