Sallata e grurit është një pjatë e freskët, ideale për stinën e verës. është një pjatë e ftohtë të cilën mund ta përgatisim edhe disa orë përpara se ta shërbejmë. Në këtë recetë ne kemi zgjedhur të përziejmë grurin me djathë, domate të freskëta e ullinj, por secili nga ju mund ta përziejë me gjithçka që dëshiron, sipas dëshirës e fantazisë suaj.
Përbërësit për Sallatë gruri
- 400 gr grurë
- 250 gr domate
- 150 gr djathë mocarela
- 150 gr djathë të tymosur
- 80 gr ullinj të zinj
- disa gjethe borzilok i freskët
- pak vaj ulliri
- pak kripë
- pak piper
- 1 lugë kafeje lëng limoni
Përbërësit për 4-5 persona
Përgatitja
Grurin, pasi e keni pastruar e larë mirë, vendoseni në një tenxhere me ujë të ziejë.
Kur gruri të jetë zier, kullojeni dhe lëreni të ftohet.
Më pas hidheni në një enë qelqi dhe shtojini kripë.
Ndani në copa të vogla në formë kubi domatet e djathin. I bashkoni bashkë me grurin. Bashkoni në të edhe ullinjtë, gjethet e borzilokut dhe lëngun e limonit. Trazojini mirë me kujdes. Më pas shtoni vaj ulliri. Përziejeni me kujdes.
Hidhni sallatën e përgatitur në pjata dhe në momentin e servirjes shtojini sipër pak piper.



















duket jashtzakonisht e shijshme
Faleminderit Shpetim!
po salca mund te perdorim ketu ? (dressing psh )
Eshte me mire mos ta ngarkoni shume me shije! Siç e shikon aty ka mjaft perberje te ndryshme.
Ju befte mire!