Sepiet e skuqura janë shumë të mira dhe shumë të thjeshta për tu përgatitur. Janë me të vërtetë një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe të rriturit.
Përbërësit për Sepie të skuqura
- 1 kg sepie të freskëta
- pak miell
- 1 filxhan vaj
- pak kripë
Përgatitja
Pastroni mirë sepiet, lajeni dhe kullojeni. Prini sepiet në copa horizontalisht në rrathë, ( këmbët mos i prisni, lëreni siç janë). Kaloni copat e sepies në miell. Skuqini në vaj të nxehtë, duke pasur kujdes që ti ktheni nga të dyja anët.
Kur të kenë marrë ngjyrë të artë hiqeni nga zjarri dhe vendosini në një pjatë me letër kuzhine poshtë që të thithë vajin e tepërt. Hidhini kripë sipër dhe shërbeni sepiet të nxehta të shoqëruara me patate të skuqura ose një sallatë mikse.






















nuk jan seppie,jan kallamar…seppiet nuk skuqen..
keto qe kemi bere ne jane sepie te medhaja e te prera rrathe rrathe e me pas te skuqura. Perveç kallamarit, edhe sepia mund te skuqet.
Gjithe te mirat!
jane shume te shijshme. ia sugjeroj te gjitheve