Tortë e kripur me lule kungulli

ads

Kjo tortë e kripur është ideale për një aperitiv ose si antipastë për të hapur vaktin. është një pjatë e bukur në pamje dhe e shijshme në të ngrënë. Mund të jetë fare mirë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët.

Përbërësit për Tortë e kripur me lule kungulli


  • 1 petë speciale (Kliko këtu për recetën)

  • 7-8 kunguj të vegjël

  • 8-9 lule kungulli

  • 300 gr gjizë

  • 1 vezë

  • 80 gr djathë i grirë parmixhan

  • pak kripë

  • pak piper

Përgatitja





Pasi ti keni larë mirë kungujt, me anë të një rendeje i grini në feta të holla. Vendosini të kullojnë në një kullojëse. Më pas hidhini kungujt e grirë në një enë qelqi, shtoni në të gjizën, vezën, djathin e grirë, kripë e piper. Trazojini mirë të gjithë përbërësit. Këtë përbërje hidheni sipër petës së përgatitur. Vendosni mbi të edhe lulet e kungullit duke e zbukuruar mirë pjesën e sipërme. Grini mbi to pak djathë parmixhan.

Tavën e përgatitur vendoseni në furrë të nxehtë 220°C e piqeni përreth 30 minuta. Më pas lëreni tavën të ftohet, prijeni në copa e shërbejeni në pjata.

Ju bëftë mirë


ads

+ 3 Komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>