Kunguj me salcë e mocarela

ads

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Përbërësit për Kunguj me salcë e mocarela

  • 3 kunguj të rrumbullakët

  • 200 gr djathë mocarela

  • 100 gr salcë domate për pica

  • pak kripë

  • pak piper

  • pak rigon

  • disa gjethe borzilok i freskët

  • pak vaj ulliri

Përgatitja

Pasi i kemi pastruar e larë mirë kungujt, i presim në feta me trashësi rreth 3-4 cm.
I pjekim në zgarë kungujt e prerë. Më pas, pasi janë pjekur të gjithë, i vendosim me kujdes në një tepsi me letër furri poshtë.
Sipër fetave vendosim nga një lugë salcë, kripë, piper, rigon e vaj ulliri. Vendosim tepsinë në furrë 220°C përreth 5-10 minuta.

Ndërkohë presim djathin mocarela në copa kubike të vogla. Më pas nxjerrim tepsinë nga furri dhe vendosim mbi fetat e kungullit copa mocarela dhe borzilok. Vendosim përsëri tepsinë në furrë për disa minuta derisa të jetë shkrirë mocarela. Fetat e kungullit janë gati për tu shërbyer.
I vendosim në një pjatë dhe mund ti servirim si të ngrohta ashtu dhe të ftohta për një aperitiv me miqtë.

Ju bëftë mirë

ads

+ 8 Komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>