Embëlsira
Komente nga Fb - 10 komente

Akullore me Vanilje

akullore-me-vanilje-shtepie-receta-baze-embelsira2

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores.
Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores.


Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.

Për të bërë një akullore të mirë, ashtu siç e blejmë në ëmbëltore duhet të kemi makinerinë e posaçme për përgatitjen e saj. Por në këtë recetë ne i kemi ardhur në ndihmë të gjithë atyre që nuk e disponojnë këtë makineri. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe nuk do të bezdiseni që ta nxirrni akulloren nga ngrirja çdo gjysëm ore për të mos u formuar copëza akulli. Kjo recetë nuk ka nevojë për trazim dhe ju do të ngeleni patjetër të kënaqur në fund pasi e keni shijuar.

Përbërësit për Akullore me Vanilje

  • 400 gr qumësht I kondesuar (qumësht Panda)

  • 500 ml pana e freskët

  • 3 lugë ujë

  • 1 lugë vanilje të lëngshme

Përgatitja e akullores

Ne një enë hidhni ujin dhe vaniljen, lëreni mbi zjarr derisa të ziejë e më pas lëreni të ftohet. ( Ky proçes bëhet për të përzier më mirë vaniljen e lëngshme më pas me të gjithë përbërësit, sepse në përgatitjet që s’kanë nevojë për pjekje vanilja duhet të përzihet me një lëng tjetër për të mos lëahuar më pas një lloj hidhërimi.)

Më pas në një enë hidhni qumështin Panda, trazojeni mirë me panën dhe vaniljen e ftohur. Rriheni fort me frustë. Hidheni masën e përgatitur në një enë inoksi me kapak ose mbulojeni me letër alumini sipër. Vendoseni akulloren e përgatitur në frigorifer, në ngrirje për të paktën 6 orë.
Më pas shërbeni akulloren në kupa të vogla duke e zbukuruar sipër sipas dëshirës. Mund ti hidhni copëza lajthie ose bajame, reçel ose fruta të freskëta.

Ju bëftë mirë!

10 Comments

  1. marsela.pacaj says

    akullorja,qe,e,lexova,ishte,shume,emire,se,mua,me,pelqen,shume

  2. arta says

    ju pershendes te gjithve jeni te mrekullueshem shum reqet e mir qaooooooooooooo

  3. Pingback: Akullore shtëpie me çokollatë - ArtiGatimit.com

  4. jeta says

    me falni sia pregadis akulloren me preshak sa paqta preshaka duhet mi qit dhe sa qumsht dhe shiqer sa duhet mi qit ju lutem te me tregoni faleminderit

Shkruani komentin tuaj - Komente