Akullore me Vanilje

Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, akullore me vanilje e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.

Akullore me Vanilje

Përbërësit

  • 400 gr qumësht I kondesuar qumësht Panda
  • 500 ml pana e freskët
  • 3 lugë ujë
  • 1 lugë vanilje të lëngshme

Përgatitja

  • Ne një enë hidhni ujin dhe vaniljen, lëreni mbi zjarr derisa të ziejë e më pas lëreni të ftohet. ( Ky proçes bëhet për të përzier më mirë vaniljen e lëngshme më pas me të gjithë përbërësit, sepse në përgatitjet që s’kanë nevojë për pjekje vanilja duhet të përzihet me një lëng tjetër për të mos lëahuar më pas një lloj hidhërimi.)
  • Më pas në një enë hidhni qumështin Panda, trazojeni mirë me panën dhe vaniljen e ftohur. Rriheni fort me frustë. Hidheni masën e përgatitur në një enë inoksi me kapak ose mbulojeni me letër alumini sipër. Vendoseni akulloren e përgatitur në frigorifer, në ngrirje për të paktën 6 orë.
  • Më pas shërbeni akullore me vanilje në kupa të vogla duke e zbukuruar sipër sipas dëshirës. Mund ti hidhni copëza lajthie ose bajame, reçel ose fruta të freskëta.

Notes

Për të bërë një akullore të mirë, ashtu siç e blejmë në ëmbëltore duhet të kemi makinerinë e posaçme për përgatitjen e saj. Por në këtë recetë ne i kemi ardhur në ndihmë të gjithë atyre që nuk e disponojnë këtë makineri. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe nuk do të bezdiseni që ta nxirrni akulloren nga ngrirja çdo gjysëm ore për të mos u formuar copëza akulli. Kjo recetë nuk ka nevojë për trazim dhe ju do të ngeleni patjetër të kënaqur në fund pasi e keni shijuar.

Përgatitja e akullore me vanilje

Ju bëftë mirë!

1 Shares
10 comments
  1. me falni sia pregadis akulloren me preshak sa paqta preshaka duhet mi qit dhe sa qumsht dhe shiqer sa duhet mi qit ju lutem te me tregoni faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta per Tiramisu

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme. Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisusë, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsire është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane.

Bajadera

Receta bajadera na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tone. Bajadera siç i thonë në zonën e Kosovës, janë biskota të përziera me arra e çokollatë

Luleshtrydhe me akullore

Luleshtrydhja është një frut i pasur me vitamina C, A, B1, B2 etj. Këtë lloj fruti, shumë i shijshëm, me një formë të bukur, profum i këndshëm dhe shije fantastike, përveçse mund ta konsumojmë të freskët, mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira. Ne kemi zgjedhur një recetë shumë të thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.