Karkaleca në zgarë

Karkaleca në zgarë janë një pjatë shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shpejtë. Me këtë recetë, të pjekësh karkalecat është me të vërtetë shumë e thjeshtë dhe rezultati final është fantastik.

Karkaleca në zgarë

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 1 kg karkaleca të freskët
  • 1 limon
  • pak kripë
  • pak piper
  • 10 ml vaj ulliri ekstra i virgjer
  • 2 thelpinj hudhër sipas dëshirës
  • pak majdanoz

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim një salcë me vaj ulliri, kripë, piper, lëng limoni, thelpinjtë e hudhrës e majdanoz.
  • Lëreni të pushojë përreth gjysmë ore.
  • Marrim karkalecat e nisim ti pastrojmë me kujdes. I presim sipër nga kurrizi dhe i heqim fillin e zi që gjendet në të. I lajmë e i fshijmë me letër kuzhine.
  • Nxehim në maksimum zgarën dhe vendosim në të karkalecat e pastruar, ulim zjarrin dhe i pjekim përreth 5-8 minuta ( në varësi të madhësisë së karkalecit).
  • Vendosim karkalecat e pjekur në pjatë dhe i hedhim sipër salcën e përgatitur, duke pasur kujdes të heqim thelpinjtë e hudhrës.
  • Shërbejmë karkalecat të ngrohtë ose edhe të ftohtë janë shumë të shijshëm. E shoqërojmë këtë pjatë me një sallatë të freskët të stinës.

Receta per sallate kakaleca

Ju bëftë mirë!

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk në skarë

Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.

Si të gatuajmë sardele

Si të gatuajmë sardele në tenxhere me presion do të ishte titulli i plotë i recetës. Sardelet konsiderohen si një mik i mirë i shëndetit të njeriut. Këta peshq janë të mbushur me vlera ushqimore dhe shëndetësore të jashtëzakonshme, që i zgjatin jetën njeriut.

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.