Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha (rizoto me kerpudha) është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të tolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë rizoto me kerpudha është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm.

Oriz me kërpudha

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Italian
Keyword: oriz
Sasia: 4 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 300 gr oriz
  • 300 gr kërpudha
  • 1 kokerr qepë e bardhë
  • 50 gr gjalpë
  • 600 ml lëng perimesh
  • 60 gr djathë parmixhan i grirë
  • 80 ml verë të bardhë
  • 10 gr kripë
  • 5 gr piper
  • 5 gr majdanoz

Përgatitja

  • Orizi me kërpudha duhet të prgatitet me shumë qetësi dhe zjarë të ulët. Si fillim qërojmë qepën dhe e presim hollë. Në një tenxhere hedhim 40 gr gjalpë dhe shtojmë qepën e grirë dhe kërpudhat e prera në feta. I kapërdimë për disa minuta e më pas shtojmë orizin.
  • E trazojmë mirë dhe e lemë të skuqet pak. E shuajmë me verë të bardhë dhe pasi vera ka avulluar alkoolin shtojmë lëngun e perimeve pjesë pjesë.
  • Shtojmë pak kripë dhe e trazojmë. Ulim zjarrin, e mbulojmë me kapak tenxheren dhe e lemë të ziejë përreth 20 minuta.
  • Më pas heqim tenxheren nga zjarri dhe i shtojmë gjalpin e mbetur dhe djathin parmixhan. Orizi me kërpudha është gati. E trazojmë me kujdes e më pas e hedhim në pjata.
  • E shërbejmë rizoto me kerpudha të ngrohtë duke i hedhur sipër piper e majdanoz të grirë.

Lexoni recetën për Oriz me perime ose Oriz i kuq me karkaleca.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.