Tavë me mish bibe dhe oriz në çerep

Tave me mish bibe me oriz e pjekur në çerep ka një shije të veçantë për vetë faktin që piqet ngadalë nga prushi dhe merr një aromën të këndshme.

Duket pak e lodhshme kjo lloj pjekje, por rezultati final ia vlen mundimin e bërë. Si fillim duhet bërë një zjarr i madh me dru , vihet mbi të çerepi në mënyrë që të nxehet. Kur flakët e zjarrit të jenë ulur dhe në fund ka mbetur prushi, në këtë moment mund të filloni pjekjen. Edhe çerepi sipër mbushet me shpuzë.

Shija e gjellëve të gatuara me çerep është shumë e veçantë. Duhet patjetër ta provoni

Tavë me mish bibe dhe oriz në çerep, një nga recetat tradicionale shqiptare.

Tavë me mish bibe dhe oriz në çerep

Prep Time30 minutes
Cook Time1 hour
Total Time1 hour 30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 320kcal

Video

Përbërësit

  • 3 kg mish bibe
  • 500 gr oriz
  • 1 kokërr qepë
  • 2 kokrra domate
  • 100 gr gjalpë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 20 gr kripe
  • pak piper

Përgatitja

  • Si fillim marrim bibën dhe e presim në copa, e pastrojmë mirë, e lajmë dhe e vendosim në tavë. Sipër i hedhim copa gjalpi dhe sipër tavës vendosim çerepin ose saçin. E lemë përreth 20-25 minuta derisa të skuqet mishi.
  • Ndërkohë që skuqet mishi përgatisim salcën. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe grijmë hollë qepën. E vendosim tiganin mbi zjarr dhe e trazojmë shpesh herë. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë të verdhë shtojmë domatet e grira.
  • Kur domatet të jenë shkrirë komplet shtojmë orizin, i trazojmë mirë. Shtojmë pak nga pak edhe ujë të ngrohtë ose lëng mishi, ( për 500 gr oriz duhen rreth 1l. ujë).
  • Hedhim kripë e piper dhe orizin e përgatitur e hedhim në tepsinë me mish. E vendosim përsëri tavën të piqet në saç, duke pasur kujdes që të ketë prush të mjaftueshëm edhe poshtë tepsisë.
  • E lemë tavën të piqet ngadalë përreth 40-45 minuta. (Këtë tavë mund ta piqni edhe në furrën e sobës, por s’do të ketë të njëjtën shije me pjekjen me prush.)
  • Pas kësaj nxirreni tavën dhe shërbejeni pjatën të ngrohtë të shoqëruar me një gotë verë të kuqe.

Lexoni gjithashtu recetën për Pule me oriz në tavë.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Role Pule

Pula e mbushur është një pjatë e dytë, e veçantë dhe e shijshme. Përgatitja e kësaj pjate mund të kërkojë pak kohë, por ia vlen me të vërtetë mundimi, pasi rezultati është me të vërtetë fantastik. Këtë recetë mund ta përgatisim për raste të veçanta ose për dreka e darka të rëndësishme.

Gjellë me qepë të njoma dhe Mish Qengji

Një recetë e thjeshtë gjellë me qepë të njoma dhe mish qengji. Dhe pse bukuria dhe shija e mishit të qengjit është pjekja në hell ose në skarë. Mishi i qengjit ofron përfitime shëndetësore të njëjta me mishin e viçit dhe duhet të konsiderohet si mish i kuq.

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.