Mish me erëza

Mish me erëza është shumë i shijshëm dhe i shpejtë për tu gatuar. është një pjatë ideale për tu shoqëruar me një sallatë të freskët të stinës.

Mish me erëza

Përbërësit

  • 300 gr mish viçi
  • 1 filxhan i vogël vaj ulliri
  • 1 gjethe dafine
  • 2 gjethe sherebele
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 thelpi hudhre
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak rigon

Përgatitja

  • Si fillim presim mishin në copa të vogla.
  • Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrën. E vëmë në zjarr, pasi vaji të jetë nxehur heqim hudhrën dhe hedhim copat e mishit.
  • Shtojmë erëzat me radhë. E skuqim mirë mishin dhe më pas i hedhim pak kripë e piper.
  • Mbulojmë tiganin me kapak dhe ulim zjarrin. E lemë për disa minuta në këtë mënyrë derisa mishi të ketë marrë të gjithë aromën nga erëzat. Pasi mishi të jetë bërë i shtojmë përsëri pak rigon.
  • E hedhim mishin në pjatë dhe e shërbejmë të nxehtë të shoqëruar me një pjatë patate furre e një sallatë.

Notes

Përgatitja e mishit

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.