Mish pule me kos

Pula me kos është një nga ato recetat që ju këshillojmë ta provoni një herë e që patjetër do ta gatuani gjithmonë. Mishi i pulës i gatuar me kos është një alternativë e recetava të shumta që ekzistojnë për të gatuar këtë lloj mishi. Në këtë recetë ne kemi shtuar disa erëza por nëse nuk ju pëlqejnë mund të mos i shtoni. Hidhini kosit erëzat që preferoni më shumë. Kjo recetë është ideale edhe për ata që janë në dietë e që nuk duan të heqin dorë nga ushqimet e shijshme.

Mish pule me kos

Përbërësit

  • 500 gr mish pule kofsha pule e pjesa e bardhë e kraharorit
  • 500 gr kos i bardhë
  • pak kripë
  • pak piper
  • disa erëza të ndryshme arrë moskat, shafran, xhenxhefil
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Në një tas hedhim kosin dhe shtojmë erëzat, kripën, piperin. I trazojmë mirë. Më pas marrim mishin e pulës të prerë në copa dhe e shtojmë në kos.
  • E trazojmë mirë dhe e mbulojmë enën me kapak. E lemë në këtë mënyrë të pushojë përreth 1 orë (edhe më pak nëse nuk keni shumë kohë).
  • Pasi ka kaluar kjo kohë, vendosim tiganin në zjarr e hedhim vaj ulliri. Shtojmë në të mishin e pulës të marinuar në kos.
  • E kavërdisim për disa minuta, më pas e mbulojmë me kapak dhe e lemë të piqet derisa të shohim që kremi është trashur. E shërbejmë mishin e pulës të ngrohtë duke i hedhur sipër edhe kremin e kosit.
  • E shoqërojmë pjatën me një sallatë të stinës.

Notes

Përgatitja Mish pule me Kos

Ju bëftë mirë!

0 Shares
18 comments
  1. Unë e pelqei summm mishin e pules sitomos mishin me erza qe e kam par te Arti gatimi . kam nje pyetje a ka nje video nga tiramisu . bay bay nga liresa ne Zvicer

  2. Ne nga jugu e perdorim shume pulen me kos por ne nje version tjeter me me shume asortimente.Marim nje qepe te vogel dhe nje karote dhe i grijme ne rende .Me pas i kavardisim me pak yndyre si te desheroni dhe hedhim edhe copat e pules majdanoz dhe pak nenexhik.Pasi pula te jete gati e heqim menjane dhe e leme te ftohet pak, .ne kete kohe marim nje luge miell nje veze dhe i rahim mire ,hedhim kosin pak piper te kuq dhe i rahim perseri .Masen e perftuar e hedhim aty ku kemi edhe mishin e pergatitur.Sipas tharmit te kosit mund te hedhesh edhe pak limon .Tip frikaseje.eshte shume e mire

    1. Visi e hedhim bashke me kosin, por nese ti e shikon qe ka shume kos mund te hedhesh ne fillim mishin, kavardise pak e me pas shto kosin.

  3. Diana te falenderojme per receten tende. Duket shume e shijshme. Do ta provojme patjeter. Do ta publikojme sa me shpejt. Dhe nje here faleminderit e vazhdo te na ndjekesh.

  4. Pula me kos eshte e shkelqyer ,dhe e lehte per shendetin .Sot e bera dhe me pelqeu faleminderit per sygjerimin .

  5. Pershendetje, jeni te mrekullueshem.E provova kete recet me pelqeu shume.Faleminderit per keto receta te shijshme

  6. nuk eshte se me pelqen ky kombinim megjithate besoj se do e kuptonim me mire nese do te ishte e shkruar procedura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Muamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.