Receta për Bakllava Shqiptare

Recetat për bakllava tashmë janë nga më të ndryshmet si bakllava me Fistik apo bakllava role, por më e njohura është receta për bakllava shqiptare.

Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Receta për Bakllava Shqiptare

Prep Time40 minutes
Cook Time2 hours
Total Time2 hours 40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 12 persona
Kalori: 390kcal

Video

Përbërësit

Përbërësit për brumin

  • 1 kg miell
  • 4 të verdha veze
  • 2 gota ujë të vakët
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1/2 lugë kafeje kripë
  • pak niseshte

Përbërësit për mbushjen

  • 1 kg arra të qëruara
  • 500 gr gjalpë i shkrirë

Përbërësit për sherbetin

  • 1.7 kg sheqer
  • 1.2 l ujë
  • 1/2 limon

Përgatitja

Përgatitja për Bakllava Shqiptare

  • Hedhim miellin e situr në tavolinën e punës. Hapim një gropëz në mes të miellit ku hedhim të verdhat e vezëve, filxhanin e vajit, kripën dhe ujin e ngrohtë. Fillojmë e ngjeshim me kujdes brumin. Nëse e shikojmë të nevojshme mund të shtojmë përsëri pak ujë të ngrohtë.
  • Vazhdojmë të ngjeshim brumin derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të njëtrajtshme. Brumin e përgatitur e fusim në një qese dhe e lemë të pushojë përreth një orë.
  • Pasi ka kaluar një orë, marrim brumin e përgatitur dhe e presim në toptha të vegjël. Hedhim pak niseshte në tavolinën e punës dhe vendosim topin e vogël të brumit. E hapim me kujdes me okllahi (pec), derisa të arrijmë një petë të hollë.
  • Duhet të kemi kujdes që mos ti prishim apo çajmë. Petët duhet të jenë perfekte. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë brumin. Petët e përgatitura i vendosim me kujdes që të thahen pak.

Vendosja e petëve në tavë

  • Pasi petët janë tharë pak i marrim dhe i vendosim një e nga një në një tavë të lyer me gjalpë.
  • Duhet të kemi kujdes që çdo petë ta spërkasim me gjalpë sipër e pastaj të vendosim tjetrën. Pasi kemi vendosur rreth 6-7 petë hedhim sipër një shtresë me arra të grira. Vendosim petën sipër, e spërkatim me gjalpë, vendosim një petë tjetër, e lyejmë edhe këtë me gjalpë dhe shtrojmë përsëri një shtresë me arra.
  • Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar petët dhe arrat. Në fund e mbulojmë me 7-8 petë. Edhe petën sipër e lyejmë me gjalpë. E presim bakllavanë në copa në formë rombi.
  • E vendosim tavën me bakllava në furrë të nxehtë 150°C përreth 3 orë. 15 minutat e fundit të pjekjes e ngremë temperaturën e furrës në 200°C (koha e pjekjes varet edhe nga lloji i sobës).
  • Heqim bakllavanë nga furra dhe e lemë të ftohet.

Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë

  • Në një tenxhere të thellë hedhim ujin. Pasi uji vlon hedhim sheqerin. E trazojmë mirë, shtojmë dhe një lugë lëng limoni i cili e ndihmon sherbetin që të mos të ngrijë pasi të ftohet. E vendosim sherbetin të ziejë derisa të shkrijë komplet sheqeri.

Përgatitja përfundimtare e Bakllavasë

  • Pasi bakllava shqiptare është ftohur komplet i hedhim sipër sherbetin jo shumë të nxehtë (rreth 80-85°C). E lemë të regjet mirë disa orë e më pas e shërbejmë bakllavanë në copa.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar nga ArtiGatimit.com!

receta-bakllava-shqiptare-artigatimit-dessert-embelsira-shqiptare-tradicionale-pete
60 Shares
30 comments
  1. Pershendetje.
    Ju falenderojme per recetat qe po na i dergoni.
    Me kujdes e lexova kete recete per Bakllavane dhe mjaft mire e keni pershkruar se eshte nje game e gjere e popullates qe e perdore, mendoj jo vetem shqiptaret. Ka mjaft receta per bakllaven, andaj mu duk se si shpejt e keni kaluar udhezimin e pergatitjes se saj. Ju isha lutur qe te na postoni disa video incizime te pergatitjes se kesaj embelsire e cila vertet eshte e pazevendesuar. Sigurisht se edhe komentet e lexuesve do te na kishin ndihmuar shume nga pervoja e tyre qe kan. Fatmiresisht ne familjen time na pergatit zonja e shtepise bakllave te shkelqyer, ama edhe ne e hame shijshem.
    Edhe nje here shume flm dhe ne vend te perfundimit: URIME 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.

    1. Dani shume faleminderit per urimet. Dhe ne urojme gjithe shqipetaret kudo qe ndodhen ”Gezuar 100 vjetorin e Pavaresise”.
      Persa i perket videos se pergatitjes se bakllavase jemi duke e pergatitur e se shpejti do ta publikojme.

      1. a ben te perdoret mjalte se kam degjuar shum qe e perdorin dhe si/sa ta nderroj masen shm flm pergezime per faqen :)

  2. hahaha mos hani shum bakllava se per diet hiq nuk jan te mira ama hmm mej pa en foto long per goje po shkon ele ma mej hanger duart te lumshin Nerti .

    1. Duhet ti ndani kulaç tw vegjwl, rreth 25-30 gr. e hollojeni me diameter rreth 40cm. petet duhet te jene te holla sa nje flete cigare ose derisa te lexoni gazeten kur e vini poshte petes.

      1. jeni shum i sjellshem nerti dhe kto bakllava jan shum te shishme veq ne foto po per ti ngren edhe me te bukura te lumt nerti je shum i sjellshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta e Pandispanjës

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë. Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.

Receta për Reçel Ftoi

Ftoi është një frutë shumë i mirë dhe i pasur me shumë vitamina, minerale dhe substanca ushqimore. Këtë frutë mund ta shijojmë të pjekur në furrë ose të bërë reçel o marmelatë.