Përshesh me kulaç gruri

gjel-deti-kaposh-pershesh-gruri-recete-gatimi-ushqim-festa-buke-bere-vete-food-1

Përsheshi i përgatitur me kulaç gruri është shumë i shijshëm. Përgatitet me lëngun e mishit të gjelit të detit.

Përbërësit për Përshesh me kulaç gruri


  • 1 kg kulaç me miell gruri

  • 500 gr qepë

  • disa të brendshmet e gjelit të detit( mëlçia, plendësi, qafa)

  • pak kripë

  • pak nenexhik i freskët e pak i thatë

  • pak vaj ulliri

Përgatitja e Përsheshit

Si fillim vendosim të ziejë mishi në një tenxhere me ujë. I hedhim më pas pak kripë.
Ndërkohë përgatisim qepët. I qërojmë, i lajmë e i grijmë në copa të vogla. I hedhim në një tigan me vaj ulliri. I vendosim në zjarr e fillojmë ti kavërdisim. Shtojmë pas pak edhe copat e plëndësit. I kavërdisim mirë së bashku. Qepa duhet të bëhet në ngjyrë të verdhë. Më pas i hedhim në tenxheren ku ziejmë mishin e i mbulojmë me kapak. I lemë në këtë mënyrë të ziejë përreth 40 minuta. Shtojmë më pas edhe nenexhikun.

Bëjmë kulaçin në copa të vogla. I hedhim në një tenxhere. Marrim lëngun e përgatitur dhe të nxehtë e hedhim mbi copat e kulaçit. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë në këtë mënyrë derisa të jenë zbutur copat e kulaçit.
E hedhim përsheshin në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me mish gjel deti.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Vitin e Ri!

Nëse ju pëlqen përsheshi me kulaç misri, lexoni këtu recetën!

You Might Also Like

2 thoughts on “Përshesh me kulaç gruri”

  1. Pershendetje dhe ju lumshin duart per gjithe keto receta te shijshme! Ju lutem a mund te me thoni per nje kulac te bere nga 1 kg miell sa leng duhet t’i hedhim pasi ta bejme pershesh(psh sa gota), sepse u be dy here qe e gatuaj kete recete dhe me del qull fare(e kam provuar ne nje familje nga Skrapari dhe ishte shume i shkrifet).

    1. Amarda qw tw mos behet i qullet persheshi perdor kete menyre. Hiq gjysmen e lengut veçante ne nje ene tjeter, tek tenxherja hidh kulaçin e persheshur, nese e shikon qe eshte i thate e ka nevoje akoma per leng, shtoji lengun nga ena qe ke hequr veçante. Mbuloje me kapak dhe lere derisa te regjet kulaçi. Me kete menyre jam e sigurt qe nuk te behet anjehere qull. Provoje e na trego. Gatim te mbare!

Reply via Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>