Ullinj

Kjo është periudha ideale për të bërë ullinjtë. Nëse ju pëlqejnë ullinjtë e nuk dini si ti përgatisni, ne kemi sjellë një recetë të shpejtë. Zakonisht në Shqipëri përdoret hiri i zjarrit për të hequr hidhërimën e ullirit, por në pamundësi të saj ne kemi përdorur kripën.

Ullinj

Përbërësit

  • 5 kg ullinj
  • 2 kg kripë kokërrmadhe
  • 2 l vaj ulliri
  • 1 l vaj luledielli

Përgatitja

  • Marrim ullinjtë dhe fillojmë ti shtypim një e nga një. Pasi i kemi shtypur të gjithë fillojmë ti vendosim në vazo qelqi. Hedhim një shtresë ullinj, i mbulojmë me kripë e vazhdojmë në këtë mënyrë derisa ti kemi mbaruar të gjithë ullinjtë. Shtresa e fundit duhet të jetë me kripë. E mbulojmë vazon me kapak. Duhet të kemi kujdes që ti trazojmë ullinjtë dy herë në ditë. Vendosim një dorashkë dhe i trazojmë me dorë ullinjtë.
  • Pasi ka kaluar rreth një javë marrim ullinjtë dhe i hedhim në një kullonjëse, i shpëlajmë me ujë e më pas i vendosim përsëri në vazo duke i hedhur kripë. I lemë përreth 4- 5 ditë me kripë përsëri.
  • Më pas i shpëlajmë me ujë që të iki kripa dhe i lemë në ujë për një natë.
  • Më pas i kullojmë ullinjtë nga uji dhe i hedhim në vazo. Shtojmë vajin dhe i mbulojmë komplet me vaj. Mbyllim vazon me kapak.
  • Ullinjtë në këtë mënyrë i lemë në dollap, larg rrezeve të drejtëpërdrejta të diellit dhe larg nxehtësisë së lartë.
  • Ullinjtë janë gati për tu shërbyer. I hedhim në pjatë, i shtojmë rigon e copa limoni sipas dëshirës. Janë shumë të shijshëm gjatë periudhës së dimrit, të shoqëruar me një copë buke të thekur e pak djathë të bardhë.

Notes

Përgatitja e Ullinjëve

Ju bëftë mirë!

0 Shares
2 comments
    1. Iliri vaji i lulediellit bashkohet me vajin e ullirit e sherbejne per te ruajtur ullinjte qe te rrojne me shume. po te duash mund te perdoresh vetem vaj ulliri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Shkopinj buke me rozmarinë

Grissini, stickbread ose receta në shqip shkopinj buke, janë përgatitur për herë të parë në qytetin e Torinos në Itali. Kjo recetë italiane tashmë gatuhet edhe në furrat shqiptare në mënyra të ndryshme. Shkopinj buke mund të përgatiten me erëza të ndryshme ose edhe me djathë kaçkavalle

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.