Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. Eshtë një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.

Noodles - Makarona Orizi me Perime

Përbërësit

  • 300 gr noodles orizi
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 2 kunguj
  • 2 speca të vegjël 1 i kuq e 1 i gjelbër
  • 1 spec djegës
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri
  • pak piper
  • 50 ml salcë soje
  • 1-2 thelpinj hudhre

Përgatitja

  • Si fillim marrim perimet dhe i lajmë, qërojmë qepën dhe karrotat. Karrotat, kungujt dhe specat i presim për së gjati.
  • Hedhim pak vaj ulliri në një tigan. Hedhim në të hudhrat e shtypura dhe specin djegës të prerë në mes. I skuqim pak e më pas shtojmë qepën e grirë hollë. E kavërdisim për disa minuta. E më pas shtojmë specat e prerë për së gjati. Pas kësaj karrotat e kungujt. Duhet të kalojë rreth një minutë nga hedhja e përbërësve një nga e një. Lemë perimet të piqen së bashku përreth 10 minuta. Më pas hedhim në të salcën e sojës. Shtojmë edhe pak kripë nëse është e nevojshme. Ulim pak zjarrin dhe e lemë të piqen edhe për disa minuta kështu.
  • Ndërkohë në një tenxhere hedhim ujë e vendosim të ziejë, shtojmë kripë dhe hedhim të ziejë makaronat noodles. I ziejmë përreth 2 minuta. Më pas i kullojmë dhe i bashkojmë me perimet. I përziejmë mirë dhe i hedhim në pjatë. I shërbejmë të ngrohta dhe këshillohen të hahen me shkopinj.

Notes

Përgatitja

photo credit chung

Ju bëftë Mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona spaghetti me lakra të egra

Makaronat janë një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu përgatitur. Mund ti gatuajmë në mënyra të ndryshme. Ne sot ju propozojmë një recetë ku makaronat i përziemë me lakra të egra të cilat jo shumë persona mund ti pëlqejnë veçantë. Por të përgatitura me makaronat, janë me të vërtetë të shijshme.

Supë Gruri

Supa e grurit është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme