Receta për brumë sheqeri

Brumi i sheqerit ose 'fondant' është pjesa e sipërme me të cilën zbukurohen tortat ose 'cup cakes'. Veçantia e këtij brumi është që modelohet lehtë sepse ngjan me plastelinën, por kur thahet mban formën e dhënë. 'Fondant' s'është gjë tjetër veçse sheqer pluhur, ujë e glukoz sheqeri dhe për vetë përbërësit mund të ruhet për shumë kohë.

Receta për brumë sheqeri

Përbërësit

  • 450 gr sheqer pluhur
  • 50 gr mjaltë ose glukoz
  • 30 gr ujë
  • 5 gr tutkall peshku

Përgatitja

  • Si fillim presim tutkallin e peshkut në copa të vogla dhe e vendosim në një enë me ujin që të regjet përreth 10 minuta. Më pas e hedhim në një tenxhere ku shtojmë dhe glukozën ose mjaltin.
  • I lemë të shkrijnë në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht. Duhet të kemi kujdes që masa mos të ziejë, duhet vetëm të shkrijnë mirë të gjithë përbërësit.
  • Heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë ngadalë sheqerin pluhur duke e trazuar vazhdimisht. Më pas e hedhim masën e përgatitur mbi tavolinën e punës ku e kemi spërkatur me sheqer pluhur. Vazhdojmë të shtojmë sheqer e ta përziejmë.
  • Në fillim do të na duket shumë ngjitëse nëpër duar por duke e vazhduar ta ngjeshim mirë do ta shohim një do të arrijmë një masë të butë, homogjene si brumë. Nëse e shohim që masa është akoma ngjitëse mund të shtojmë akoma sheqer pluhur derisa masa të bëhet brumë e të mos ngjitet nëpër gishta.
  • Në këtë moment brume sheqeri është gati. Mund të ngjyrosim brumin e sheqerit me ngjyrues të ndryshëm në varësi të temës së tortës që do të përgatisim.

Notes

Në fakt kjo lloj tradite për zbukurimin e tortave me 'fondant' vjen që nga epoka Viktoriane në Angli ku përdorej për tiu dhënë tortave një pamje sa më të bukur e që të ruheshin sa më mirë.
Zbukurimi i tortave është një art më vete. Duhet të jesh praktikuar shumë e të kesh fantazi që të arrish të zbukurosh torta. Personat që merren me zbukurimin e tortave quhen Cake Designer.

Video Receta për Brumë Sheqeri

http://youtu.be/CMJzsMmYtTw

Përgatitja

Gatim të mbarë!

0 Shares
5 comments
    1. Ju lutem pasi nuk mundem tegjej xhelatinen si ne sajtin tuaj a ben te perdori xhelatinen ne forme pluhuri qe eshte ne qese si te pecives(bakines)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.